Ecje nëpër kohë-Zymer H.Haliti


Dje:orë e çast,ditë e javë

muaj të gjatë dhe vite….

jetuam me shpresë

jetuam në ankth e pritje.

Ju që durimin e sfiduat

morët armët të luftonit

vërtetë këtë e dëshmuat

sa shumë lirinë e çmonit.

Por,ju s’luftuat mendoj

vetëm për pushtet…!?

por,të mos ket varfëri

dhe populli i lirë të jetë.

Sot:Kosovë ku je,kah shkon

a është kjo liria ,që e dëshiruam ?

Pse ende dikush s’kupton

çfarë ndodhi dje;harruam !

Nesër:po kam frikë …!

se e nesërmja mund të na tronditë

nëse dikush-dikujt i ngre pritë !

dhe bëhemi sikur asgjë s’kemi ditë !

Mjaft etje,lakmi,ëndrra për pushtet

ju lutem mos harroni gjakun e dëlirë

sepse Kosova ka dhënë bijtë e vetë

që të ndiejmë veten ,se jemi te lirë në këtë shtet

Shumë pritëm,sakrifikuam,

luftuam

për këtë liri ,që me shekuj e kërkuam

por kujdes se mjafton nje amulli

që të humbim këtë të brishtën liri.