Edhe bukuria vyshket-Nexhat Bexheti


Nexhat Bexheti

Edhe bukuria vyshket
Gjithçka në natyrë ka fundë
Lulet vyshken gjethet bien
Dielli i nxehtë, nisë të ftohet
Dimri e zotëron vendbanimin
Vetëm shikimet e tua ngelin
Reshtet e refrenit përsëriten
E do të më thuash kot janë lotët
Edhe se dimri do të kalojë
Ruaji kujtimet se ata ngelin
Vjen pranvera me kujtime të reja
Mbam në mendë,përgjithmonë
Puthjet paskan qenë si tek filmat
Sa për sy e faqe,si për publikun
Mua me ngelë ‘ti puthi kujtimet
Ku të ngelën ndjenjat,si ke patur
Lumenjtë nuk e ndalin rjedhjen
Zogjtë nuk e ndalin fluturiminm
Dashuritë nuk mbarojnë për një stinë
Do të ngelin këngët dhe buzqeshjet
Romantika e tejkaluar dhe e haruar
Për rmua fatkeqësi,u prehsha mbi ty
Ti ishe drita e diellit tim kur buzëqeshje
Buzqeshja e yte e okuponte diellin
Nëpër mes teje e shikonja diellin
Trashëgim ma le këngën e dimrit
Refrene me ngrica,si strehët ma akull
Më the sa koha mbartë ndryshime
Dhe se kujtimet koha do i vyshkë
Mos u dalldisë,dhe mos u sikletosë
Pranvera është në ardhje dimri ikën
Bora dhe ngricat,do zavendësohen me lule
Natyra e pranverës ka shumë mundësi
Me ty mundesha të pamundërën
Një pjesë e jetës së rinisë u shkri
Nuk gjej forca të reja,dhe kam dyshime
Sepse fatet e mira nuk janë të përjetshme
Druaj mos më ndjekë,ndonjë mallkim
Ky vendbanim përjeton mallkim kolektivë
Aratisja nuk është zgjidhje,tjerët e duan
Edhe unë do bëhem si dielli do rotullohem
Gjysmën e fatit, e humba për një natë
Rotullohem e në mengjes e gjej ngrohtësinë
Rethanat sot janë të tilla,e humbë e gjenë
Detyrimishtë me u përshtatë sfidave