Edhe sonte ja behu një shi
Xhamat filluan pikëlojnë
Ne dritaren tone unë dhe ti
Një nga një i numërojmë….
Një shi fund vjeshtë bie nga qielli
Dritat neon po i verbon
Si me magji u fsheh sonte dielli
Ai tik tak pikash lehte me ngacmon…
Njerëzit nen çadra çapisin te lodhur
Trotuaresh nuk dëgjohet me zhurme
Ah ky shi sonte i kudo ndodhur
Mbas parvaze dritaresh na ve ne gjumë…
