Edhe zogu, zgjedh lirinë!-Ndue Z. Ruçi


( Në ditën ndërkombëtare të librit. )

Dhe askush, të mos hutohet,

Kur një zog, ikën nga dora…

Se, aspak, s’do mund të joshet,

Me pak bukë e me ca kokrra.

Për një zog dhe çdo krijesë,

Dhe pse vuan nga uria,

S’ka asgjë dhe s’mund të ketë,

Më të çmuar, se liria.

Ndaj me ngulm, edhe nje zog,

Do liri, në fluturim.

Të rrok qiell dhe horizont.

Cicerima, plot gëzim!.

Dhe pse vuan nga uria,

Edhe zogu ka ndijime.

Nuk këmbehet, kurrë liria,

Me ca kokrra dhe thërime.

Dhe dikush, sado mundohet,

Tek i flet, me ëmbëlsi,

Por një zog aspak s’tundohet!.

Zgjedh shpejt ikjen ne liri!.

Kur ne duar, e shtërngon…

Kur e mbyll, në një kafaz…

I sfilitur, veç rënkon!.

Dhe i mbushur, plot maraz!.

Dhe pse ka, përplot ushqim…

Ka, dhe bukën, edhe ujin…

Por një zog, ndjen plot trishtim!.

Dhe çdo gjë, e ndjen të huaj.

Kur një zog e ke te dora,

Nuk gënjehet n’asnjë rast!!.

Nga thërimet, as nga kokrat!.

Por, pret ikjen, në çdo çast.

Ndaj, njeri, lëre të lirë!.

Ta bëj jetën dhe një zog!!.

Se, ushqimin më të mirë,

Ja jep falas dhe një Zot!.

Prandaj, dhe zogu, shpesh tenton,

Shpejt nga dora, të largohet.

Me sa mundet, fort kërkon,

Nga “burgosja,” të lirohet.

Po arriti, të shpëtojë…

Që nga dora, me shtërngime…

Plot gëzim, do fluturojë,

Mbushur, plot me cicerime!.

Tek rreh flatrat, nëpër erë,

I gëzuar, plot hare!…

I gufon, brenda në zemër!…

Nis në qiell, një këngë të re…

edhe botën, lajmeron,

Se, liria, është e shtrejtë!.

Me guxim, kush e fiton,

Fiton, jetën e vërtetë!.

Edhe zogu, dhe pse zog,

E dallon, se ç’është e mirë!…

I krijuar, nga nje Zot,

Nuk zgjedh bukën, por, lirinë!…..