Edlira Llukacaj-Kërkush s’e njef mà Mona Rosen!


Edlira Llukacaj

  · 

Kërkush s’e njef mà Mona Rosen!

Veç qyqart si na;

Un e strukun ne nji cep,

Ti,

Rrugve të largëta të botës qark

Drandofila t’art pikojn mbi ne,

E na i shùjn qirinjt

E na i njomin sytë-

Që malli për Mona Rosen na i ka thà

E bajm se qeshim,

Bàjm se kndojm

Kangt e reja që plumbi mbas ka lanë…

Kërkush s’e mban mà mend Mona Rosen

Qyshse e kuptume

Pse t’vdekunit jàn prap gjàllë

About Post Author