Edlira Llukacaj-Poezi


Edlira Llukacaj

  · 

Të pata dashtë në tana gjuhët e botës,

Tana kangët e shpikuna ti pata kndu,

Tana rrugëve i pata râ, veç me mbrritë te ti…

Të pata dishru tân stinët e kohës,

Tân ndjenjat e tân mbindjenjat ti pata dhuru,

Tân dashnitë mblodha, veç me të pasë ty…

E tash, pa kangë e pa ndjenjë,

Nëpër rrugicat e shtrembta të këtij qyteti

Du vetëm me të harru SHQIP,

E me ikë…

Mund të jetë një imazh i rrugë

92Ervin Hysaj, Irsa Shore dhe 90 të tjerë

10 komente

Pëlqej

Komento

About Post Author