Edlira Llukacaj-Unë prisja shegët…


Edlira Llukacaj

Unë,

Prisja shegët…

Purpur vjeshte mbi mollëza e flokë.

Det i dallgëzuar ndër sý,

Merrte me vrull gjithë çka vera pat lënë aty…

Harresë muzgu…

Vèrë e kuqe gjak rrugëve,

Shelgjeve,

Lumenjve…

Shije metali në buzë,

Po veç ëndrra e dehur…

Unë,

Prisja shegët…

Vjeshta bënte art mbi peisazhin e heshtur.

Asnjë hap nuk kumbonte më,

Qytetit të vrenjtur…

Shegët…

Kur e ha një shegë

Pa hedhur asnjë kokërr në tokë,

Sjell fat, thonë…

About Post Author