Edlira Llukaçaj:Në ditën e baballarëve


Si çdo vit…

Në ditën e baballarëve

Sa kafet i kam pi me ty,
Sa muhabetet i kena bà,
Netëve të gjata të këtij qyteti pa emën,

E ti s’e din…

Sa lulet i kam zgjedhë për ty,
Sa tulipanat ti kam rujt,
Sikur të pëlqejshin

Sa karajfilave erën ja kam mbledhë,

Po ti s’e din…

Nji makinë të re,
Nji palë xhinsa blu,
Nji xhup të kuq…

İ kam pëlqy për ty,

Në nji det pa fund jam zhytë,
kam notù
Tuj të folë pa prà
Pa e mendu çka të kam thanë…

Kam ecë me ty në rrugët e botës
E jam mbështetë në supin tand,
Gjithë hallet ti kam qà,
Gjithë të rejat ti kam tregù

E ti kërkund…

Sot më kot
Pres babën,
Me e uru…

Gjithë çka bota, nuk e bàn nji babë si ti!

Kurrë s’ta pata thànë,
Po ti e din…

About Post Author