S’di pse,

Gjinin e murosun,
Mù për hise më lè,
E dorën e gurëzume për mu pate boll,
Në anen e rrënueme të kështjellës ,
Për tjerakènd
Lule tàmbli pikon,
Se lotin
E ka avullu me kohë,
Kjo e djerrosun tòkë…
Kurrë tingujt s’na u banë lamtumira!
Ky gjerdan që më pe në qafë,
Asht ai i perlave të fjalëve,
Që kurrë nuk deshta me i thànë,
A e ke pà?
Githmonë e mà rrallë
Me vedi e kam…
E kam kuptu e dashtun, pa marak!
Urat tona,
Jan bijat bastarde të heshtjes pa cak!
E kështjellat,
Kurgja ma shum se lmoshku i dashnis
Që as u dha
As u tha…