– Zoti tha:
“Lexo!” (96:1)
Pakkush e mori për urdhër, pakkush e kuptoi si kusht të besimit, shumica zgjodhën injorancën, si luks të pazëvendësueshëm e rehati të shpirtit e mendjes (!)
– Zoti tha:
“Nuk ka detyrim në besim!” (2:256)
Po ne, më të ditur se Zoti (!), përdorëm luftën e presionin për të përhapur fenë e Tij(!)
– Zoti urdhëroi:
“Mos u përçani! Mos u ndani në rrugë të ndryshme!” (3/103,6/159),
Kurse ne vetëm u ndamë në grupe, u përçamë, formuam secili grupin tonë të ideve, klerikëve e shenjtorëve e i ndoqëm pas, duke nënvlerësuar këdo tjetër.
– Zoti tha:
“Mos ju bindni verbërisht, as mos i bëni zot klerikët!” (9/31)
Ndërsa nga njëra anë pretendonim se mohonim çdo lloj idhujtarie (!), principet tona të besimit na i përcaktonin prijësat fetarë. Çdo Libër të Zotit e “sqaronin” ata për ne, normativat tona i përcaktonin ata; Fjala e Zotit u bë monopoli i tyre…
E e krijuam kështu atë klasë kleri, që Zoti na e kishte ndaluar, bile e bëmë zotin tonë.
– Zoti urdhëroi:
“Mos vendosni askënd mes Meje e jush!” (39/3),
Kurse ne gjetëm e shpikëm “njerëz të Zotit” që të na “afronin” te Ai!
– Zoti tha:
“Bindjuni Librit, ai është udhërrëfyesi kryesor, Ai është përgjegjësia juaj.”(7/3,43/44).
Kurse ne Librin e përdorëm për zbukurim a mësysh, e mësuam përmendësh fjalët e filanit e fistekut, pa i kaluar nga filtri i Kuranit.
– Zoti tha:
“Nuk do rreshtim së tërhequri vëmendjen me Kuran, edhe pse jeni njerëz që i kaloni limitet.”(43/5),
Ne injoruam limitet, injoruam Kuranin e ju dolëm kundër atyre që shpjegonin Kuranin, duke i quajtur “të dalë nga rruga”.
– Zoti tha:
“Si mashkulli, si femra, marrin shpërblimin që u takon për çdo vepër të tyre” (4:25)
Ne gruan e quajtëm të paaftë, të pazonjën e e izoluam nga jeta sociale
Ne morëm rolin e Zotit, folëm në emër të Tij, luajtëm me argumentet e Tij. “Kjo sjellje nuk meriton veçse ndëshkim” (20/86).
E nëse Zoti do të na jepte atë që meritonim, padyshim asnjë prej nesh nuk do e meritonte të ishte gjallë.
Po Zoti jep kohë, që ta kuptojmë e ti kthehemi Atij, deri atë çast që çdo njeri jep llogarinë e vet për çfarë ka vepruar
( 35/45)
“O Zot, a do na ndëshkosh edhe ne për faj të injorantëve që janë mes nesh?” (7/155)
