Edmond Pinguli-Enver Hoxha ishte kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës-Intervistoi: Albert Z. Zholi


Flet anëtari i Akademisë së Shkencave Evropiane, Edmond Pinguli

-Enver Hoxha e kundërshtonte Skavicën për dy arsye: Sepse përmbytej fusha e Torviollit dhe do shpërnguleshin 40 mijë familje

– Kongresi i 9-të i Partisë, që zhvilloi punimet data 3-8 nëntor 1986  nuk e hodhi për miratim këtë hidrocentral

-Mehmet Shehu vlerësonte dhe dëgjonte verbërisht Emin Musliun dhe Petrit Radovickën

– Kryeinxhinieri kinez e quante Emin Musliun, gjeneral Armate, ndrësa mua gjeneral Korpusi

-Në Fierzë, Emin Musliu drejtonte 45 mië punëtorë, ndrësa unë 11 mijë

– Në Fierzë u hodhën afërsisht 400 000 kg dinamit, sa u raportua si një tërmet 4.3 ballë nga vendet fiqinje

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Akademik Edmond Pinguli, ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë USHT dega e ndërtimit (1966–1971) Specialiteti – inxhinier civil (inxhinieri ndërtimi profil: ndërtime qytetare Industriale) specialiteti kërkimor. Është dalluar si punonjës shkencor në fushën e konstruksioneve të materialeve ndërtimore dhe hidroteknike duke marrë titullin shkencor Prof. Dr. i shkencave teknike Shkalla e parë: K. Sh. T. 1986 Shkalla e dytë: Doktor 1992, B. V. SH. 1992. Profesor 1995. Ka marrë vlerësime të institucioneve të huaja si Instituti Biografik Ndërkombëtar i Kembrixhit në Londër, Instituti Biografik Amerikan. Detyrat shtetërore e private – Kryeinxhinier kantieri në HEC-in Fierzë (1973–1975) – Kryeinxhinier i ndërmarrjes prodhimit HEC-i Fierzë (1976–1980) afi – Përgjegjës grupi studim-projektimi, ISTN, Instituti i Studimeve dhe i Teknologjisë së Ndërtimit (1981–1988). – Përgjegjës Sektori Studim-Projektimi, ISTN (1989–1991) – Drejtor i ISTN-së, (1991–1992) – President i shoqërisë “TEKNOPROJEKT”sh.p.k (1993–2011) – Kryetar i grupit të studim-projektimit të veprave ndërtimore, hidroteknike dhe ujësjellësve në shoqërinë “TEKNOPROJEKT” sh.p.k (1994–2011) – Anëtar dhe Kryetar i Këshillit Shkencor të ISTN-së – Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit – Anëtar i Këshillit Shkencor të Universitetit Politeknik të Tiranës – Anëtar i Këshillit Shkencor të Ministrisë së Ndërtimi, etj…

–          Sot diskutohet shumë për hidrocentralin e Skavicës. Thuhet se duhet të ndërtohet apo jo? Ka  mendime pro dhe kundër nga specialistët. Po mendimi juaj cili është?

–           Mendimi im ka qenë korekt; nuk duhet të ndërtohet. Kjo pasi ka shumë arsye. Edhe zvarritja e tij e ka pasur këtë  qëllim, që nuk duhet të ndërtohet.

–          -Po në sistemin monist a ishte hedhur kjo ide për këtë hidrocentral dhe çfarë mendimesh ka pasur?

Ndërtimi i një hidrocentrali të tillë, është hedhur që në vitet 1980. Është hedhur si ide dhe i pari që e ka kundërshtuar ka qenë Enver Hoxha. Kjo pasi Enveri solli dy argumente bazë; e para se  ai vend ka një histori të madhe që lidhet me betejën e famshme të Torviollit të luftës së Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane. Pra mbulimi me ujë e kësaj sipërfaqeje do të zhdukte një pjesë të historisë nga më të lavdishmet të kombit shqiptar. Kjo luftë diskutohet edhe sot nga shumë e shumë historianë ndaj dhe Enveri ishte kundër. Së dyti mbushja me ujë e asaj toke ku do ndërtohet hidrocentrali do të bënte që të zhvendosëshin rreth 40 mijë banorë. Pra një numër i madh banorësh që është me kosto, por edhe me përgjegjësi. Në ndërtimin e liqenit të Fierzës në zhvendosëm vetëm 8 mijë banorë dhe ishte një risk i madh dhe një punë e madhe. Pra këto ishin dy arsyet që kishte thënë Enveri për mosndërtimin e tij. Dhe për mendimin tim këto dy arsye ishin shumë konkrete dhe të studiuara. Ndryshonte Fierza me Skavicën. Ishin në këtë drejtim shumë larg njëra tjetrës.  Me sa kam ndjekur banorët e Luginës së Drinit të Zi kundërshtojnë prej vitesh ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Nëse ky projekt do të realizohej, do të fundoste gati 40 fshatra e do të izolonte dhjetëra të tjerë.

Fushë-Alia është një ndër fshatrat më pjellorë të luginës së Drinit të Zi, në Dibër. Por tokat bujqësore me prodhim të bollshëm drithërash, frutash dhe perimesh, rrezikojnë fundosjen nga ujërat e lumit të Drinit të Zi. Në rast se do të ndërtohej hidrocentrali i Skavicës, ai do të zhdukte nga harta dhe do të izolonte gati 40 fshatra të këtij rajoni.

–          Pra në sistemin monist Skavica nuk u miratua?

–          Sipas rregullit hidrocentrali Skavicës duhej të miratohej në Kongresin e PPSH. Kongresi i 9-të i Partisë, që zhvilloi punimet data 3-8 nëntor 1986  nuk e hodhi për miratim këtë hidrocentral.

-Ju keni qenë një ndër drejtuesit e ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës. Kush ishin përgjegjësitë kryesore dhe meritat për ndërtimin e kësaj vepre?

Unë kam qenë rreth 5 vjet në këtë kryevepër hidroenergjetike shqiptare; kryeinxhiner ndërtimi ku puna ime bazë ishte derdhja e betonit dhe vendosja e hekurit sipas standarteve më të larta botërore. Unë në idenë dhe në punën time kisha si detyrim professional të brendshëm që të kisha kujdesin më të madh gjatë derdhjes së betonit në objekt. Të gjitha sheshet ku do të gërmohej, do të pastroheshin nga të gjitha shkurret, bimët, ferrat, rrënjët e mëdha, plehrat dhe materiale të tjera sipërfaqësore. Të gjithë këto materiale do të spostoheshin dhe largoheshin në mënyrë që të jetë e pëlqyeshme sipas standarteve më të larta botërore. Vibrimi i betonit bëhet për të siguruar komplaktësin e betonit në elementet e strukturës. Pra vibrimi bëhet që të lidhet sa më betoni me hekurin. Gjatë vibrimit nuk lejohet asnjë papastërti, asnjë copë letër as një bisht cigareje. Nëse vibrimi bëhet sipas tandarteve në betonet dhe ndërtimet nuk do të ketë asnjë defekt. Në punën time e kam pasur si ligj kur bëhej vibrimi nuk largohesha asnjë moment nga puna, nga hedhja e betonit. E ndiqja deri në përfundimin e plotë të tij dhe nuk ja besoja askujt. Nuk lejoja kurrsesi të vinte dikush që pinte duhan pa diskutuar të hante apo të bënte lojra rreth hedhjes së betonit. Në ndërtim kjo është pika kryesore e suksesit. Edhe kur binte shi me gjyma edhe kur vapa ishte në zenith kurrë nuk ja kam besuar dikujt vibrimin. Një lidhje e fortë beton çelik e bën ndërtesën të pavdekshme.

– Çfarë kishe parasysh personalisht kur ishe kryeinxhinier ndërtimi në lidhjen e çelikut me betonin?

Unë gjithmonë kam patur parasysh se sa më e fortë të jetë lidhja, sa më i trashë të jetë çeliku aq më e fortë bëhet ndërtesa, apo vepra. Gjithmonë kam pasur parasysh edhe pse me risk që nëse duhej çelik 18 vendosja çelik 20mm, apo nëse duhej 20, vendosja 22 mm. Armatura (shkurt për shufra përforcuese), e njohur kur masivohet si çelik përforcues ose çelik armaturë,është një shufër çeliku që përdoret si një pajisje tensioni në betonin e armuar dhe strukturat e muraturës së armuar për të forcuar dhe ndihmuar betonin nën tension. Betoni është i fortë nën shtypje, por ka rezistencë të ulët në tërheqje. Armatura rrit ndjeshëm rezistencën në tërheqje të strukturës. Pra nëse mendohej të gatuhej i tillë për një përballim tërmeti 7 ballë unë e bëja atë për 8 ballë. Kisha risk, por isha më i sigurt. Kështu punonim atë kohë.

– Tërmeti i vitit 2019 tregoi se ndërtesat e sistemit monist qëndruan më të forta se ato të ndërtuara vitet e fundit, pse?

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Te cilësia e betonit dhe kryesisht te vibrimi. Sot inxhinierët nuk qëndrojnë mbi kokë të punëtorëve gjatë fibirimit. Punëtori është punëtor dhe kurrsesi nuk mund të bëjë rolin e inxhinierit.

– Si do ta përkufizoni hidrocentralin e Fierzës?

Fierza është kryevepra e hidroenergjitikës shqiptare. Në Fierzë u hodhën afërsisht 400 000 kg dinamit, sa u raportua si një tërmet 4.3 ballë nga vendet fiqinje. Unë isha kryeinxhiner i ndërtimit në atë kohë. Hidrocentrali i Fierzës (dikur quhej Drita e Partisë) është ndërtuar mbi Drin në afërsi të fshatit Fierzë. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Ka një digë me gurë, zhavorr dhe bërthamë deltine të lartë 160 m. Diga krijon një rezervuar, (Liqenin e Fierzës) me vëllim 2,7 miliardë metra kub ujë. Në 1978-ën nisi prodhimin turbina e parë. Ndërtuar me pajisje të ardhura nga Kina, por i konceptuar 100% nga inxhinierët shqiptarë, hidrocentrali që shtrihet mbi lumin Drin ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. I parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuar nga sistemi komunist, Fierza ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MË). Ishte tetori i vitit 1978, kur nisi punën turbina e parë e HEC-it të Fierzës, i ndërtuar me ndihmën e shtetit kinez, i cili në korrik të po atij viti do të shënonte fundin e marrëdhënieve me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Prodhimi i energjisë elektrike nga Fierza u bë pikërisht në 70-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, duke sjellë njëkohësisht dhe dyfishim të prodhimit të energjisë elektrike. Të gjitha objektet dhe nënobjektet e kësaj vepre janë projektuar nga inxhinierë shqiptarë dhe janë ndërtuar nga ndërtuesit shqiptarë. Me punën e saj kjo vepër e ka shlyer veten në vitin 1981 (3 vjet punë) dhe që nga ai vit e në vijueshmëri punon për nevojat ekomomike të vendit. Për ndërtimin e saj morën pjesë për 7 vite radhazi inxhinierë të njohur të asaj kohe si: Pandi Çezmaxhiu, Nesti Lubonja, Rrahman Hanku, Emin Mysliu, Spiro Pappa, Skënder Kosturi, Egon Gjadri, Petrit Radovicka, Farudin Hoxha, Dhimiter Cico, Gëzim Struga. Unë aty bëra univesitetin e dytë. Sot nuk mund të ndërtohet një Fierzë e dytë, ajo kërkon njerëz të aftë dhe punë kolosale. Në Fierzë punuan 11 mijë punëtorë ku nata ishte më e bardhë se dita.

–          Për inxhinierët shqiptarë të hidrocentraleve kë do të veçosh?

–          Janë shumë heronj në fushën e hidroenergjitikës shqiptare, por unë do veçoj dy: Emin Mysliu dhe Petrit Radovicka. Mund të them se para argumentit, punës, dijeve dhe kërkesave të këtyre dy kolosëve të hidroenergjitikës tërhiqej dhe vetë Mehmet Shehu. Ish-kryeministri ishte një kërkues i rreptë. Të përballeshe me të duhej të kishe dije, kulturë dhe kurajë. Të dy këta personalitete, ndoshta ishin të vetmit që nuk kishin emocion para Mehmet Shehut. Ish-kryeministri ku flisnin këta dy intelektualë të rrallë rrinte dhe dëgjonte me vëmendje.

–          Kush nga këta të dy ka qenë në veprat kryesore hidroenergjitike?

Emin Mysliu ka qenë në tre vepra kryesore Vau Dejës, Fierza dhe Komani. Vau i Dejës është hidrocentrali i parë që u ndërtua mbi lumin Drin dhe ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, në rrjedhën e poshtme të lumit Drin, në Grykën e Vaut të Dejës, rreth 18 km nga qyteti i Shkodrës. Duke qënë se Vau i Dejës është hidrocentrali më i poshtëm me digë dhe liqen në kaskadën e Drinit, rëndësia e tij përveç prodhimit të energjisë elektrike, lidhet edhe me ndikimin që ka liqeni i Vaut të Dejës në ultësirën e nën Shkodrës. Shkarkimet e ujit nga ky liqen kanë ndikim kryesor në përmbytjet, që ndodhin në ultësirat e Lezhës dhe Shkodrës. Hidrocentrali i parë në Drin ishte ai i Vaut të Dejës. Vau i Dejës ka diga me lartësi deri në 60 metra për të cilën ne e kishim krijuar një farë besimi në këtë drejtim se kishim ndërtuar Ulzën e Shkopetin dhe 2 Bistricat e ishim në gjendje të bënim atë. Në këtë kohë, u munduam që ta studiojmë në themel të gjithë punën për ndërtimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Ishte e vështirë, por me ndarjen që bëmë në Institut mes grupeve të projektimit për secilën pjesë të hidrocentralit, u bë e mundur të projektohet dhe pastaj të ndërtohet plotësisht e në mënyrë të shkëlqyer. Ky hidrocentral problemin më të madh e kishte te perdja kundër filtrimit në shtratin e lumit. Sepse aty u desh të bëhej një perde në thellësi 50 metra për të ndërprerë filtrimin. Këtu na ndihmuan realisht kinezët dhe arritëm ta bëjmë siç duhet. Për Fierzën folëm. Hidrocentrali i Komanit nisi të ndërtohej më 1979. Më 1985 u vunë në shfrytëzim dy turbinat e para dhe më 1986 dy të tjerat. Diga është me gurë dhe ekran prej betoni të armuar. Krijon një rezervuar, liqen artificial, me sipërfaqe rreth 12 km katror dhe vëllim rreth 450 milionë metër kub ujë. Ky Hidrocentral është një ndër hidrocentralet më kryesorë në vend.

–          

-Ju keni punuar shumë me specialistët kinezë. A ishin ata bashkëpunues dhe a ju afronin në punë? Për cilët kishit më shumë respekt?

Inxhinierët kinezë ishin të ditur, por shumë individualist. Nuk para e shisnin profesionin. Por ishin shumë të thjeshtë. Përsa i përket respektit kryeinxhinieri i tyre kishte respekt më shumë për Emin Musliun. Ai i thoshte; -ti je Gjeneral Armate. Kjo pasi ai kaloi nga Vau Dejës në Fierzë dhe në Koman. Vetëm në Fierzë, Emini komandonte 45 mijë punëtorë ndërsa unë 11 mijë. Mua më thoshte general Korpusi. A e mendoni se çfarë ndodhte?! Një vepër e tillë si Fierza atë kohë ishte e 5-ta në botë.

–          Ju kohët e fundit jeni marrë shumë me studime historike. Madje keni botuar shumë libra për origjinën e familjes tuaj dhe prejardhjen e shqiptarëve.. Cili është mendimi juaj për prejardhjen e shqiptarëve?

Jam studiues i rregullt i historisë. Në shumë vende të botës ku kam shkruar kam blerë librat më të rrallë të historisë. Kam lexuar historianët më të mirë në botë dhe jam me idenë e tyre.  Unë jam me idenë e prejardhjes pellazgjike të shqiptarëve. Kjo tashmë është bërë prezente nga historinët më të mirë botërorë. Unë jam përkrahës i intelektualëve shqiptarë Spiro Konda, Dhimitër Pilika. Ilirët janë pasardhës të pellazgëve dhe kjo teori tashmë është bërë prezente në gjithë botën.