Eduard Demo :Studimi -Zhvillimi i Turizmit. Pasuritë Kulturore, Natyrore ,Flora dhe Fauna e Vlorës


Vlora në gjithë tërritorin e saj është e pasur me vlera unike, autoktone si nga monumentet e Natyrës , monunentet të Kulturës ,po ashtu dhe nga një bimësi Mesdhetare e Kontinentale , me shpendë e kafshë të egra, të shumëllojshme, të vendit dhe migratore. Mikroklima e bën atë më të pasur me bimësi të egër.

E gjithë treva përbëhët edhe nga Parku Natyror i Llogorait, Parku natyror i Lagunës së Nartës nga dy Parqe Arkeologjike, i Amanties dhe i Orikut, si dhe nga shumë Monumente Kulture dhe Natyre. Zona është përfshirë në Planin e zhvillimit me Përparësi të Turizmit në Shqipëri .

Në këtë shkrim nuk do të prekim studimet e kryera nga shumë specialistë të fushës për Parqet Kombëtare, por në vlerat dhe pasurite e pa trajtuar deri më sot, në shërbim të zhvillim të Turizmit gjithëvjëtor, të atij Kulturor , Etnokulturor, Natyror ,të Memories Historike, të Aventurës, të Gjuetisë së egër e Sportive , të sportit të Peshkimit e të Zhytjes, të Alpinizmit dhe të Speleologjisë, si dhe të pelegrinazhit në Vëndet e Shenjta .

Shpesh këtë thënie ” Vlora – Toka që Zeusi ka rezervuar për vetveten ” më pëlqen ta përseris. Bukuria e larmishme e natyres së saj me Detin, Fushën ,Malin nuk mundesh tu gjesh fjalë më të bukura .

Në këndvështrimin Gjeografik, rrethi i Vlorës ka dy drejtime kryesore paralele, Veri – Jugë , në Perëndim të saj është drejtimi Mifol – Himarë dhe nga ana Lindore, por edhe më kryesori për nga pasuritë natyrore, është drejtimi Bishti i Malit – Kuç ose më saktë grykëderdhja e Lumit të Vlorës – Kuç.I gjithë territori ka qenë historikisht shesh beteje, në dy luftrat e përbotshme, të dy e më shumë ushtrive si dhe të koalicioneve të ndryshme ushtarake.Por jo vetëm të shekullit të XX, qysh nga Luftrat Civile të Perandoris Romake, të betajeve midis Jul Qezarit dhe Pompeut. Permendim ato me te famshmet, kuptohet.Për zhvillimin e Turizmit të Memories, në këtë korridor ndodhen Fortifikime në gjendje të mirë, të ndërtuara gjat luftes së Parë dhe të Dytë Botërore, nga ushtritë pushtuese të cilat mund ti kthesh lehtësisht të vizitueshme dhe objekte argëtuese pranë fshatrave Mifol, Panaja dhe Akërni , Kotë dhe Gjorm e më gjerë.

Në kodrat buzë detit, në fshatin e Zvernecit, në jugë të Manastirit, ndodhet një terren i fortifikuar gjatë periudhës së qeverisjes të Partisë së Punës, me të gjitha elementët e fortifikimit të një rajoni të gjerë, për të kryer luftime Mbrojtëse kundër sulmit njëherazi të Desantit Detar, Desantit Ajror si dhe për tu mbrojtur po njëherazi nga një sulm Frontal i disa ushtrive së bashku. Një mini ” Mazhino ” Fraceze ose një ” Manerheim ” Finlandez. Aty për vizitorë të ndryshëm mund të demostrosh me improvizim një ditë Stërvitje Gadishmërie të Trupave Artmitraliere, të Artilerise, të Tankeve, të Mjeteve të Blinduar të ndryshme lëvizëse.Mund të improvizosh një situatë Kimike me LHL me ide Taktike.Tynelet e mëdha të Topave të Artilerisë Bregdetare janë ndërtuar në mënyrë të tillë të shohin njëkohësishtë nga ana e detit por edhe nga ana e tokës si territor. Është një poligon zbavitës natyral i plotësuar për tu treguar periudha historike të Luftës së Ftohtë. Natyra të lejon të gërshetosh edhe turizmin Detar, ,Natyror, Ciklistik etj.Po ashtu për këtë periudhë shërben edhe burgu i të dënuarve Politik në ishullin e Zvërnecit.

Lumi i Vlorës në derdhje të tij në bashkimin me lumin Vjosë, krijon një peisazh natyror të veçantë. Natyra e gërshetuar me ngjyra ylberi është e tillë gjatë gjithë 12 muajve të vitit. Në të dy krahët e grykëderdhjes së lumit, shtrihet zona fushore e luginës. Në anën perëndimore fusha ka një sipërfaqe më të madhe dhe një shtrirje më të gjërë, më në perëndim të kësaj fushe, shtrihet vargu i kodrave të krahinës së Topalltisë, në shpatet dhe kreshtat e të cilave janë të vendosura fshatrat me radhë. Në anën lindore janë kodrat e Armenit të cilat vazhdojnë në thellësi, më në lindje drejt maleve të larta.

E gjithë lugina e Lumit të Vlorës është e mbushur me vendbanime të hershme Ilire, të pa stjudjuara akoma, përveçse qytetit të Amantias ku ka disa gërmime arkeologjike jo të plota. Shpella e Shkruar Lepenicë, Mozaiku i Mesaplikut janë Monumente të njohura botërisht. Për zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Etnokulturor mundësit janë të mëdha. Duke e filluar nga grykëderdhja e lumit,në kodrat në anën Perëndimore janë gjurmët dhe rrënojat e qyetit të hershëm të Sorogozhdës dhe nga ana Lindore, mbi fshatin Armen është vendabnim i vjetër në vendin e quajtur Maja e Qytetit. Më në jug në kodrat përballë fshatit Drashovicë ndodhen dy varre monumentale Ilire, afro 2km në veri të qytetit Antik Olympe në fshatin Mavrovë. Në drejtim të jugut të luginës janë vendbanimet e hershme të Ceries në fshatin Ramicë, të Horës në fshatin Vranisht dhe të kalasë në fshatin Boder të Smokthinës.Në Qishëbardhë, Kocul janë gjetur mozaike të punuar me mjeshjteri disa ngjyrëshe. Mjeshtëria e punimit të Gurit, të Drurit, Tezgjahut, Veglave Muzikore popullore ka qenë dhe është e zhvilluar.

Vende historike të ngjarjeve të mëdha ku janë bërë Kuvende e marrë Vendime Historike për krahinën e Vlorës por edhe të historisë Kombëtare të Shqipërisi lugina ka disa, siç është Beuni, apo Mesapliku me Lidhjen Kombëtar të Prizrenit apo të Pavarësisë së Shqipërisë. Në vazhdim të jugut të luginës ne të dy anët e horizontit relievi vjen e lartësohet. Në anën perëndimore vazhdon vargmali i Malit të Lungarës, Malit të Tërbaçit , Malit të Bratit , Valëve të Vranishtit, Malit të Kallaratit dhe Pilurit. Në anën lindore lartësohen Mali i Bardhë i Sevasterit, Mali i Tartarit të Smokthinës , kulmon me Malin e Çipinit mbi 2000 m mbi nivelin e detit dhe mbyllen me Malet e Bolenës dhe të Kuçit. Mungesa e infrastrukturës deri më sot ka qenë pengesa më e madhe për ti dhënë zonës vlerat që ka për zhvillimin e turizmit të gjithëllojshëm. Vet pozicioni gjeografik që ka lugina, me natyrën e saj, lehtësisht të jep mundësinë të shijosh njëherazi freskinë e malit dhe nxehtësinë e detit, ajrin e pastër të lartësive dhe jodin e bregut të detit, gjuetinë sportive të peshkimit dhe gjuetinë e kafshëve dhe shpendëve të egra të malit, të meresh me sportin e notimit në det dhe me sportin e alpinizmit apo të aventures në mal.

Kjo zonë është e pasur jo vetëm me shpella ujore dhe nënujore, por edhe me shpella karstike me bukuri të rralla, me stalagtite dhe stalakmite kristali si:

Shpella e DukGjonit në gadishullin e Karaburunit. Ndodhet dhjetra metra mbi gjirin e Bristanit ka edhe burime uji të pijshëm në fund të saj. Në perëndim te Parkut Kombëtar të Llogorait ndodhet shpella e Inglezëve, me lartësi të madhe kubeje dhe thellësi disa qindrametra.

Në fshatin Dhërmi ndodhet shpella e Parashqevisë , shpellë e madhe me dy salla gati nga 200 m2 secila, me stalaktite dhe stalakmite të mëdha. Në fillimvitet 2000 një grup piratësh anglezë shoqëruar nga vendasit kishin vjedhur e shkatërruar Stalagmitet dhe gurët e kristaleve krijuar gjatë shekujve nga rrjedhja e pikave të ujit. Nuk kishte krim më të madh. Vetëm shkatërrim sepse shumë nga gurët nuk kishin mundur ti transportonin .

Po ashtu edhe shpella e Polifemit në Himarë është e famshme, shumë e njohur dhe nuk ka arsye të zgjatem.

Në të gjithë luginën e Lumit të Vlorës, shpellat karstike me stalagtite dhe stalgamite kristali janë të shumta.Nuk është e nevojshme të flasim për shpellën e Shkruar të Lepenicës sepse është botërisht e njohur dhe e kërkuar, njëkohësisht edhe shpella e Spitalit Partizan në Ramicë të Smokthinës, e cila ka histori të madhe trajtuar gjerësisht.

-Në fshatin Velçë ndodhen disa shpella me pozicion dhe mundësi për tu bërë të vizitueshme. Janë një pasuri e paçmuar. Nga çkemi parë dhe vëzhguar, më e madhja e cila dhe lehtësish që mund të bëhet e vizitueshme është Shpella e Ligaçes. Shpella e Pëllumbave e cila ndodhet nga ana veriore e Përroit të Trubullt për nga Beuni po pak a shumë në nivel me fshatin është me vlera. Siç vjen rruga nga poshtë nga Asomati nga ana e majtë është shpella midis Velcës dhe Vajzës. Rreth tyre ka rrënoja të vjetra dhe mendoj se shumë nga këto ndërtime jane antike.

– Në fshatin e vjetër të Drashovices ndodhet një shpellë e thellë e populluar me pëllumba të egër. Kjo shpellë është majft e thellë, vështirë për t’u zbritur pa mjete profesionale të alpinizmit dhe të speleologjisë. Pranë tyre ndodhet nje kavë e madhe guri shfrytëzuar mijra vjetë më parë. Në mesjetë në fshatin Drashovicës ka qenë edhe një punishte e gurëve të strrallit përdorur në armët me ndezje nga jashtë në shekujt 17- 19. Mbi fshatin Qishbardhë, rrëzë shpatit të malit, ndodhen edhe rrënojat të ruajtura mirë e Manastrit Otrodoks të Kllogjerit, djegur nga andartët greke në fundvitet 1800.

– Në vazhdim, në fshatin Brataj, në malin e tij ndodhet Shpella e Ariut, me hapësira të bollshme dhe të thella. Hapësirat janë të mbushura me stalagmite dhe stalagtite, mjaft e bukur për tu vizituar. Në shpatin e malit, rruga për të shkuar atje, nga vizitorë të ndryshëm apo të pasionuarit e speleologjisë nuk është shumë e vështirë. Shpella është e rrethuar nga ujet dhe bimësia e shkurreve të zonës përreth.

– Afër Fshatit të Djegur të Kallaratit është një tjetër shpellë, të cilën banorët e thërrasin Shpella e Qilarit. Pozicioni i saj është shumë i favorshëm për t’u vizituar sepse tani shkon edhe rruga e bërë nga firma ndërtuese e ndërtimit të rrugës. Lartë në malin e Kallaratit është edhe një tjetër shpellë, e paeksploruar. Atje shkohet vetëm për profesionistët, të apasionuarit e speleologjise sepse edhe mund të ketë rrezik. Quhet ” Gropa e Pirrëdrënjës” .

Burimet ujore të bollshme dhe të pastra përshkrojnë nga te katër anët e horizontit gjithë zonën e Vlores. Me rjedhje Jugë – Veri , Lindje – Perëndim, Perëndim – Lindje dhe burimet e Bashajt-Smokthinë Veri – Jugë .

Janë të kthjellta dhe të pijshme. Gurrat e fshatit Kuç, nga ku dhe janë burimet kryesore të lumit të Vlorës janë bukuri shlodhëse në të katër stinët e vitit. Simfonia e gurgullimës së ujit të burimeve është sa argëtuese, e gëzueshme dhe papërsëritshme si njëhere e njëherë. Nuk mundet të tregohen ose, është tepër e vështirë për ta thënë me fjalë qetësinë që njeriu mer kur ndodhet pranë tyre.Ujvarat dhe burimet janë të pastra, të gjelbëruara dhe të pafundme.Të tilla janë burimet në fshatin Vërmik të lumit të Smokthinës, burimet e fshatit Bashaj, të fshatit Kuç, të fshatit Velçë e fshatit Vajzë, te Sevasterit dhe Armenit ,të fshatit Tërbaç , të fshatit Vodicë e deri në grykëderdhjen e Lumit.

Lumi i Kaurit është një nga pasuritë natyrore më me vlerë dhe më të bukura të Lumit të Vlorës. Rrjedhja e tij është nga Perëndimi në Lindje. Buron në malet e Tërbaçit dhe derdhet në qytetin antik të Horës, Vranisht ku dhe bashkohet me lumin e Vlorës. Gjatësia i kalon të 5 km dhe rjedh ne një kanion të mrekullueshëm. Bimësia e harlisur i jep bukuri me gjelbërim gjithevjetor vendit. Me natyrë për zhvillimin e turizmit, të Aventurës, gërshetuar edhe me atë Kulturor por edhe për zhvillimin e sportit të Rafting.

Shumllojshmëria e Florës dhe e Faunës fillon nga Laguna e Nartës në Parkun Kombëtar të Llogorait ,në gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin e Sazanit e më e pasur bëhet qysh nga minidelta e grykdërdhjes së lumit të Vlorës, me tërë luginën e lumit të Vlorës më në jugë, me krahinën e Sevasterit të Kudhës -Grehotit, me Smokthinën dhe Kurveleshin e poshtëm në lindje. Disa nga bimët autoktone si drurë ,shkurre dhe barishte një dhe shumëvjëçare kanë vlera kurative , ekologjike, mjedisore e njëkohësishte janë bimë edhe në shërbim të komunitetit, për veprimtarit e tyre utilitare dhe fitimprurëse.

Për bukurit natyrore dhe vlerat e saj Laguna e Nartës , plazhet e gjera , Kaninën dhe malin e Shashicës , Parkun Arkeologjik të Orikut, Parku Kombëtar i Llogarait së bashku me Gadishullin e Karaburunit e Ishullin e Sazani, gjerësisht është shkruar dhe publikuar .

Veçorin e Florës së këtij koridori e përbëjnë shkuret e deri në drurët e lartë, të cilat mbushin kodrat dhe malet me pyje të dendur. Bimësia që rritet në këtë zonë është jo vetem ajo e pjesës fushore,por edhe në zonën kodrinore, malore si dhe me kullotat subalpine. Në kodra dhe përgjatë perrenjve rriten pemë, me lartësi prej 1 e deri në disa metra si: Vidhi , Verriu i Zi, Murrizi, Shelgu, , Lipi, Plepi i Egër, Gorrica, Rrapi. Në malet e larta dallojnë drurët e Valanidhit, Pisha, Bredhi, Selvia, Blini, Hilqe, Frasheri i Zi, Qelbesi, Bajame e Egër. Shkurret që rriten në këtë zonë janë kryesisht Ferra, Gjeshtra, Netulla,Marina, Driza etj.

Ky korridor ka sipërfaqet pyjore të bollshme me mijëra hektarë, me drurë të lartësive mbi 10m. Pyjet e Tragjasit, të Dukatit dhe të Karaburunit janë me drurë të lartë të dendur dhe kryesisht nga pemet e Valanidhit, Rrepeve, Lisa, Pishave të zeza , Bredhit dhe Selvive.

Bimësia në formën e shkurreve që rritet në këtë zonë, nuk e kalon lartësinë 2 – 3 metra, jane Trendafili i Eger , Murrizi , Thana, Ferra, Bexga, Dafina ,Dëllënja e zeze, Mersinia dhe Trumza. Te famshme jane edhe bimet barishtore eterovajore dhe bimet mjeksore te cilat jane te shumellojshme si Shpargu, Marajthi ose Finoku i Egër, Shafrani dhe Bari i Bletës, Livandoja, Trëndelina, Salepi, Sherebeli, Çaji i Malit, Rigoni, Menta, Kamomila, Hithra ,Kërpudhat, Fieri i Gurit, Mullagat e zakonshme, Thundermushka e Xherokull etj.

Edhe drurët frutor që rriten në këtë zonë, kryesisht ato të kultivuar si: Pajamja, Arra, Pjeshka, Kumbulla, Hurma, Dardha, Fiku, dhe i famshmi Ulliri është një nga pemët më të përhapura në të gjithë vargun e kodrave, janë një pasuri e krijuar nga vet banorët.

Flora nënujore e këtij korridori është e tjetër pasuri, në ujrat e kripura dhe në ujrat e ëmbla të cilat rrethojnë gjithë gjirin e Vlorës por edhe bregun e detit. Ndër pasurit e tjera të Vlorës është Korali i kuq, i përhapur në bregdetitn e Karaburunit dhe të Sazanit.Të gjitha basenet ujore janë të pasura në bimësi ujore.

Fauna e luginës së Lumit të Vlorës është e pasur me shpendë dhe kafshë autoktone. Thëllëza e malit është mbretëresha e tyre. Ajo gjëndet në tufa të vogla 5-8 krerëshe në Malin e Lungarës, Valët e Vranishtit, në Kallarat, në malet e Kuçit dhe të Bolenës, në Vërmik dhe në Tartar, në Malin e Bardhë dhe Mazhar të Sevasterit. Është shumë e lakmuar nga të pasionuarit e sportit të gjuetisë së shpendëve dhe kjo jo vetëm e gjuetarëve vëndas por edhe nga gjuetarët Italian të cilët vinë të organizuar nga agjensi turistike, edhe nga gjuetarët Grekë.

Lepuri i Egër rritet në të gjithë zonën fushore dhe atë kodrinore të luginës. Gjuetia e tij është e kërkuar nga gjahtarët, sigurisht jo si ajo e Thëllezës së Malit. Grupe të shumta gjuetarësh, edhe jashtë rrethit të Vlorës , gjatë gjithë sezonit të gjuetisë me ditë të tëra janë 5-6 herë në muaj në luginë për këtë lloj gjuetie.

Sorkadhia ka qenë përherë banore e pyjeve të Kallaratit, Kuçit, Bolenës duke ja shtuar bukurinë dhe veçantinë zonës. Është e pëlqyer nga grupet e gjuetarëve. Gjuetia e saj ka qenë e ndaluar për arsye të pakësimit të habitatit. Sipas studimeve tona reziku i zhdukjes së Sorkadheve si shkak kryesor ka gjuetinë e pa ligjshme jashtë sezonit të gjuetisë dhe sidomos gjatë periudhës së shtimit të saj. Ka disa vjet që me optimizëm kemi vërejtur në zonë shtimin e krerëve të Sorkadheve. Ndërgjegjësimi i banorëve për ti ruajtur ato është i dukshëm.

Derri i Egër gjëndet në tufa në malet e Kuçit por duke shfrytëzuar habitatet e zonës vjen deri në pyjet mbi fshatin Gumenicë. Grupet të shumta të të pasionuarve të gjuetisë së bishave e frekuentojnë këtë zonë vazhdimisht. Gjuetia e Derrit të Egër kryhet në grupe minimalisht prej 4 – 8 personave, pra si sport nuk është individual. Duke e pare në shërbim të turizmit për të tilla grupe janë të detyrueshme të vihen në dispozicion të këtijë lloj sporti, ambjente akomodimi fjetjeje dhe ngrënie.

Zhvillimi i Turizmit Familjar në luginën e Lumit të Vlorës nga vet banorët duhet parë si përparësi. Është një mundësi e pashfrytëzuar deri më sot.Natyra dhe ndërtimet e vjetra tradicionale, shtrirja e fshatrave radhë njeripastjetrit e bëjnë tërheqëse për turistet e vendit dhe të huaj. Mungesa e ambjenteve akomoduese në situatën aktuale është pengesë. E megjithatë grupe individuale dhe agjentë Turistikë, nga Europa Qëndrore e kanë eksploruar atë. Në kontaktet direkte të marra me ta kanë shprehur entuziazmin e kënaqsisë që kanë ndjerë nga natyra, nga takimet me banorët e fshatrave ku kanë kaluar, nga guzhina tradicionale me prodhimet e vendit bujqësore dhe blegtorale, dhe janë larguar duke na e shprehur se do të riktheheshin përsëri. Mikroklima është e favorshme dhe ndikon në prodhimet e perimeve dhe zarzavateve Bio, si dhe në zhvillimin e një frutikulture të pasur. Promovimi i këtyre vlerave të luginës ka munguar jo vetëm nga Institucionet profesionale, nga Agjensitë e zhvillimit të Turizmit, nga Agjensitë private Turistike por edhe nga nisiativa private e banorëve si dhe nga pushteti vendor.

Në Vërmik dhe në malin e Çipinit larmisë së Faunës ja rrit vlerat edhe Dhia e Egër. Këtë sport gjuetie të veshtire nuk e ushtron kushdo. Rritja e tyre në malet e larta të thepisura kushtëzon veprimtarinë e gjuetisë. Mishi i shijshëm dhe i ushqyeshëm e bën shumë të kërkuar jo vetëm nga gjuetarët por edhe nga banorët e fshatrave përreth dhe kërkesa e lartë e guzhinave të restoranteve në zonat urbane për mishin e tyre e rrezikuan deri në zhdukje. Prej afro 10 vjetësh numri i krerëve të tyre në zonën e lartëpërmendur është shumëfishuar.

Lugina është e pasur edhe me këto shpendë të egër si Thëllëza e Fushës e rallë, Fasa, Pëllumbi i Egër, Mëllënja, në grykëderdhje të lumit ka edhe Bajza. Shpendët e tjera të vogla janë kryesisht Lauresha, Bilbili, Gushkuqi Laramani. Edhe shpendët migratore Shapk, Shkurtëz, Turtull gjënden në masë të gjerë.

Me një përpjekje të vogël, patjetër dhe me mbështjen e agjensive të zhvillimit të Turizmit, këto resurse mund të vihen në shërbim të komunitetit duke bërë të mundur Ritjen e Mirëqenies së banorëve , Ritjen e Punësimit , Zbutjen e Varfërisë etj.

Eduard Demo. -Shkrimi është pjesë e studimit për Zhvillimin e Turizmit gjithëvjetor në rrethin e Vlorës.

About Post Author