Eduard M.Dilo-Dhunohet varri i Mit’hat Frashërit siç janë dhunuar dhe varri i At’Gjergj Fishtes dhe Ilia Dilo Sheperit në kohen e terrorit të kuq!



DHUNOHET VARRI I MIT’HAT FRASHËRIT SIÇ JANE DHUNUAR DHE VARRI I AT’GJERGJ FISHTES DHE ILIA DILO SHEPERIT NË KOHEN E TERRORIT TË KUQ!

Mit’hat Frashëri është një figurë e madhe poliedrike, që ka lënë mbrapa një trashegimi të pasur jo vetëm letrare por dhe Atdhetare. Eshtë një ndër Patriotët më të mëdhej Kombëtarë, që si i tillë trajtohet si armik e i dhunohet e i thyhet varri në Atdhe, ( njesoj siç është vepruar në kohën e diktaturës komuniste me varrin e At’ Gjergj Fishtës e Ilia Dilo Sheperit). Ai ende nuk ka marrë vendin siç i takon në Panteonin e Atdheut. Mit’hat Frashëri është dhe do të ngelet bir’ i denjë i asaj familjeje të madhe që nderon e naltëson Kombin në çdo kohë. Pa Frashëlli, nuk ka dhe nuk mund të ketë Komb Shqipëtar. Kur eshtrat e Tij preheshin në NY, në çdo datë përkujtimi bëheshin homazhe pranë varrit te Tij. Foto e parë është e vitit 1954, Ku patriotë të emigracionit shqiptar bëjnë homazhe aty. Ndërsa fotot e tjera janë në vitet e tanishme ku organizimin dy herë në vit e bënte z. Pëllumb Lamaj.

About Post Author