Eduard M. Dilo-MËRGIMTAR


Eduard M. Dilo

MËRGIMTAR

Mall ndjej

Kurrë nuk shuhet

Për gjithçka që më mungon

Për gurë, mure, avlli Për ujët që gurgullon

Për malet që më rrethonin,

Ku dhe dielli zbret ngadal’

Për pemët plot hijeshi

Për rrush, arrë, fiq, mollë

Dardhë, lajthi e qershi…

Kam qejf të dëgjoj blegërimën

Zërin e ëmbël të bagëtisë

Në livadhe, në kodrina

Qengjin e vogël që pi sisë

Të ndjej aromë trendelinën Çajin që rritet në mal

Të dëgjoj zoqtë që këndojnë Të rri nën hije, në livadh…

Ato lule plot atomë

Nuk i kam, sa më mungojnë

Lojrat që shkujdesur bënim

Plot nostalgji i kujtoj

Ato rrugë plot gurë Baltë ,

pluhur, jo asfalt

Kishin gjithçka natyrale

Ku ti gjej, i kam shumë larg

Sot, s’di erdhen në mendime

Në kujtime pa mbarim

Mall, ky mall i pa treguar

Po e bren këtë shpirtin tim.

About Post Author