Eduard M. Dilo-Përkujtojmë me respekt dr. Nihat Bakalli


PERKUJTOJME ME RESPEKT Dr. NIHAT BAKALLI.

(1931-2018)

Ishte një mik i vlefshëm me ndjenja dhe preokupim të madh Atdhetar.

Burrë i drejtë, i ditur, njeri me vlera të veçanta, objektiv për çështjen shqiptare dhe nacionalist me shpirt e zemër. Nxënës besnik i kauzes së Mit’ hat Frashërit, gjatë viteve punoi me perkushtim e ndergjegje të e lartë shqiptarie në radion Shqip në New York, ” Zëri Shqiptareve të lirë ” etj.

Ka qënë pjesmarres aktiv në gjithë veprimtaritë e BK në diasporë, dhe më von me rrezimin e sistemi diktatorial në Atdhe, ka ndihmuar për rimëkëmbjen e BK, duke insistuar gjithmonë që partia BK të jetë vetëm një, jo në dy apo disa të tjera…

Me humbjen e tij Nacionalizmi shqipetar humbi një ushtar besnik të Shqipërisë Etnike. E kujtojmë me nder dhe respekt, duke qënë përherë në bisedat e kujtimet tona pranë, ashtu siç shpesh delnim e bisedonim me të .

I pa harruar kujtimi i Tij do të ngelet ndër breza.

Foto e dyte: Nga e mbajta në të djathtë : Z. Filip Gazulli, Eduard M. Dilo, Dr.Nihat Bakalli, dhe Latif Celo.

About Post Author