Mos u lig, Orkide e bukur
Më zgjon idenë e një enigme,
që brenda botës rri,
unë, ti dhe bota bëhemi tre?
a me gjithë botën jemi dy?!
O Orkide, o bukuri e rrallë,
netëve për ty mendoj, pa ty s’rroj dot
kur shkruaj vargje e dal nga rreshti,
tej hedh vështrimin them: “Bota ç’do thotë?!”
S’kam frikë nga fjalët,
e di, kjo botë është çudi,
unë rroj për ty e ti për mua,
po, për kë rron bota, nuk e di?!
Në djall të vejë, kjo botë e mjerë,
që s’di ç’është jeta e ç’është shija,
si ne ka dhe shumë të tjerë,
e të gjithë një zëri thonë: “Rroftë dashuria!”
Ndaj mos u lig, Orkide e bukur,
të freskët do të të mbaj…
do të marr aromë pa të lënduar,
shpirtin, petalet jo kurrë s’t’i thaj!
Shkroi : EDUART FRAKULLA ”PASHA VLONJATI
