”Pesha e lotit”
Kushtuar Emigrantëve dhe gjithë Nënave!
****
Vi pranë teje të marrë frymë ,
mes fjalëve s’zgjedh dot asnjë fjalë
Besomë, Ti mbete më e mira ,
gjysma brengë , gjysma mall !
Buka e dheut të huaj, – e hidhur gjithmonë !
Largësia me lot rrugën ka shtruar,
”Pesha e lotit, ohh sa shumë rëndon
qindra burra e mbajnë në duar !”
Trokas në portë, ty të reh zemra ,
nxiton, dhe hapat hedh nxituar ,
më sheh në sy dhe se beson ,
më përqafon e përmalluar ,..
Dhe krahët të mbeten hapur si shqiponjë!
****
I kundrojë në largësi!
Flakë po digjet zemra e saj .
një pikë ujë , një det kërkon …
Qan, hesht, më pas heshtjen thyen
nis flet, – thotë :
” Hall, që na polli hallin , hall, ky halli ynë (jonë)!”
( ndarje , brenga , largësi )
I vështrojë me dhemshuri … -them :
”Zonjë nëna , zonjë e bija , plakur nga malli të dyja!”
”Pesha e lotit”