Eduart Pasha Vlonjati-Dallgët e bardha, Sazanin puthin


Dallgët e bardha, Sazanin puthin.
Simfoni e valëve shpirtin ma qetëson!
Torbën e shqyer të ëndrrave flak tytje.
Me detin nis flas: Kur do më gëzoj zemra;
Plagët e shpirtit kush do m’i shëroj;
A mund të vritet liria, – dua t’a di?!
Hesht përpara rrebelimit tim
dhe mbytemi për një çast
në qetësinë e tij të frikshme!
Brenda tij puhizë ky shpirti im.
Përgjysën ndajmë një fjalë,
një ëndërr, një këngë.
Flasim për jetën që shkelet me këmbë
për artin pa dritë, pa jetë!
Rreth nesh cmirë, përbuzje, xhelozi
Preludi i kohës!
Na rrethojnë hipokritë, dehur nga deliri,
lodhur nga padija!
Miqësia jonë e dlirë e pa ndarë
vallëzojmë pa zhurmë, gjëmon refreni …

About Post Author