Eduart Pasha Vlonjati-Folezës e ngrohtë…


Folezës e ngrohtë,…

Folezës e ngrohtë, shtëpia e nënës.
Aty ku këndoj pa ndrojtje bashkë me kujtimet!
Aty ku shkova fëmijrinë me çiltërsinë e një voçëraku
Sa herë kthehem aty , ndihem përherë fëmijë!
”Sa doja nëna të ishte gjallë,
e bashkë kafen ta pinim si atëherë dhe sot”,
Dorën e rrudhur ta ndiheja përmbi ballë …
erë borziloku , krehër mbi flokë!
Kërkoj po nëna nuk është më,
aromën e saj në shpirt e mbaj përherë.
Folezë e ngrohtë, shtëpia e nënë, ….
Në gurrët e saj pjesë nga zemra ime ,peng lashë,
Një grusht lotësh lë në prag sa herë shkoj,
Iki dhe kthehem përsëri ……

Shkroi ; Eduart Pasha Vlonjati

About Post Author