
Kur vuan poeti!
Kur vuan poeti
dhe shpirti
sa një grimcë i bëhet,
e nis thërrmohet
në molekula.
Kur vuan poeti
prej tokës
mesazhe
të shumta
udhëtojnë
drej diellit.
”Sot mos dil !”
Qielli nga i kaltër
kthehet në gri
dhe zogjtë
trishtushëm
nën zë
këndojnë,
Tokës
i çahet zemra
dhe, ngjyrë
mavi merr.
Kur vuan poeti
vargu
coptohet
në rrokje, dhe
e gjithë bota
mbytet
në pikën
e lotit të tij .