Eduart Pasha Vlonjati-Në ç’kohë paske humbur, në ç’shekull je ?!


Në ç’kohë paske humbur, në ç’shekull je ?!

Në ç’kohë paske humbur ” vetes i thashë
Se di më tha, as vetë se di …
po ç’ditë është sot , ç’muaj a ç’vit’ e mban mënd ?!
Në sy më pa,” një jo ” ishte përgjigja e saj, se di !
Për dore e mora dhe rrugës nisëm të ecim ,
Nisi të flas , bëra çudi …
”Të gjallët kan’ telashe plot ”, më tha,
Në sy e pashë, vazhdoja t’a shikoja me habi !
M’u mbushën sytë përplot me lot
Por, sërish e pyeta plot këshëri
Në ç’shekull je a e gjen dot ?!
Përgjigja e saj ishte :” një jo ” , jo se di , se di , …
Shkroi :Eduart Pasha Vlonjati