Eduart Pasha Vlonjati:”Qeparisat e vdekjes lotuar vështronin!”


‘Qeparisat e vdekjes lotuar vështronin!”

”Dielli perëndonte ngadalë, mbi Adriatik një kor kukuvajkash ”këndonin”…
copza shpirtrash mbanin mbi supe krijesën e gdhendur prej lotëve!
(Atë e vranë hipokritët dhe heshtën)
Rrënkime engjëjsh dëgjoheshin ngado!
Rrënoja kalash dhe një këngë vaji shoqëronte kortezhin.
Rrugët shtruar me trëndafila të bardhë kokëulur(a) i jepnin lamtumirën e fundit! Vargut të gjatë i ishin rreshtuar dhe ditët e jetës, ato të cilat i ishin përdhunuar sistematikisht nga lera e hipokritve, qanin si të marra për të!
Kurora dafinash dhe lule shumëngjyrshe mbuluan arkëmortin e tij.
”Mungonin vëllezërit” tretur tashmë ditëve të jetës dhe rrugëve të fatit e të kohës!”
-Ishte shuhar ai që mbillte dashuri e mirësi tek njerëzit.
Qeparisat e vdekjes lotuar vështronin!
Një re e bardhë zbriti prej qiellit e cila mbuloi sipërfaqen me kurora (më pas) Shpirti i tij shoqëruar prej engjëjve fluturoi drejt kaltërsisë…
Buzëqeshte, udhëtonte galaktikave të yjësisë…!”

About Post Author