EDUART SULOLLARI-Muzgjet fluturojnë në muzg


Muzgjet fluturojnë në muzg
Nga :  EDUART SULOLLARI

Drita e muzgut përvidhet hijeve të gjelbërimit të drobitur. Qielli i enjtur nga grija. Gushti
në ikje, lë pas mbretërinë e verës së nxehtë.
Kjo tablo e ditës do të ishte e zbehtë, nësë nuk do të mbaja në dorëshkrim, vëllimin më
të fundit të poete Majlinda Pajaj "Muzgjet fluturojnë në muzg".
E heshtur si një natë e plotë, e qeshur si një pranverë tek përkëdhel pemët e mardhura,
poetja të befason me prurjen e fjalës në vargje, dhe jo pak, por katër vëllime me poezi.
"Dallgë në stuhi", " Melodi e natës ", " Pentagrami i shpirtit" dhe " Womes in the storm".
Po të pres kur vjen pranvera
në mes lulesh do të jem
flokët le të mi marrë era
prani e jotja tjetër stinë e bukur.
Zemra plot. Shkëlqen! Ka fytyrë të bukur vargu, si të drithit të ri. Poezi që të buzëqesh
në çdo lirikë.
Me diellin lind çdo ditë
dhe marr rrugën e shpresës
pa patur frikë, pa patur ndrojë
se vjen nata në grykë të terrës
Dridhet fjala. Lakmueshëm. Fiton peshë çdo lirikë. Ujvarë shpirti i saj. Deh ditët e
zbrazëta. Netët e vetmuara.
Nëna ata sy si drita
mos i lag, dhimbja ty të zbukuron
fjala jote aromë lule në çdo kohë.
Larmi. Nuk burgoset vetëm në një motiv i saji frymëzim. Këndon edhe për nënën.
Thërmohet në lotët malli. Dashuria.

About Post Author