Eduart Veli-Jeta do të fillojë sërish !


…JETA DO TË FILLOJË SËRISH !
Ju lutem miq,mos komentoni foton,por poezinë!
Fotoja është si ilustrim për vazhdimësinë e brezave!)

Jashtë frynte erë e furtunë,shiu binte ,si i marrë.
Mbi supe më qëndroi një gjethe e verdhë,e tharë.
Sikur thoshte:”Po vdes,po iki përgjithmonë,poet!
Për neve gjethet,është shumë e shkurtër kjo jetë !

E mora në dorë,dukej sikur akoma merrte frymë!
Nga trungu i pemës mëmë,e largoi kjo suferinë !
Më parë ishte e blertë,me motrat e sajë gëzonte.
Çdo ditë së bashku ,shtatin nënës ja zbukuronte !

Ikën motrat,një nga një,ca ditë mbeti e vetmuar.
U zverdh si meiti,u fik,i iku dëshira për të jetuar !
Furtuna porsi pendë e ngriti lart,ra mbi supin tim.
Ndihmë thërriste,askush si përgjigjej,oh çtrishtim !

Doja ta fusja në gji gjethen e gjorë,ta mbaja ngrohtë.
Era po frynte me tërbim,rrugëve bënte shumë ftohtë.
Gjethet si flutura pa krahë,fluturonin,binin në livadhe.
Jepnin shpirt të përqafuara,ooh,sa dhimbje e madhe!

E mbaja në dorë gjethen e verdhë,të tharë,të vetmuar.
Kisha plot gjëra gjethes për ti thënë,për të biseduar.
Një plak kaloi në rrugë,mbesën po mbante përdore.
Sa e bukur ishte mbesë e vogël,ngjate si një lulebore!

Mos e shih gjethen poet,kush lind,këtu s’do të mbesë!
Çdokush që e mbaron misionin,një ditë do të vdesë..!
Kjo gjethe,do bëhet pleh,si milona dhe milona të tjera.
Do bëhet nimfë për pemët poet,..ja,sa të vijë pranvera!

Para disa vitesh,iku im atë,pushon tek pishat në fshat.
Lindën filiza të rinj,nipërit e mi çdo ditë hedhin shtat !
Mbrapa e ndoqi e mira nënë, mu fik,më e bukura fjalë.
Fli e qetë moj nënë,na erdhi në jetë një nipçe një djalë!

About Post Author