Eduart Veli-Kë të zbres nga qielli?


KË TË ZBRES NGA QIELLI?

Festat nga qielli,akoma s’kanë zbritur.
Janë nisur,..fare pak orë,kanë mbetur.
Festat,përherë me gëzim i kam pritur.
Por edhe me mallin mal, të patretur!

Dekada më parë,iku në qiell ,vëllai im.
E dija se do kthehej prapë,isha fëmijë,
I shikoja unë yjet në qiell, plot trishtim.
Një ylli në qiell,i kisha vënë emrin e tijë!

Një ditë Maji,fjala baba në buzë,më ngriu.
Më mori lumi i turbulluar,vala e rrëmbyer.
Guri thyhet,hekuri ndryshet,sa i fortë njeriu!
Majin që mori tim atë,oh sa e kam urryer!

Gjithë fëmijët,jetën,Zotin,nëna ime i donte.
Një ditë dimri,zemra mu shkul nga kraharori.
Mbretëreshë e jetës..,drejt qiellit fluturonte.
Zoti zbriti në tokë me flatëra,në qiell e mori !

Kë të zbres,unë nga qielli,këtë prag feste..?
Të bukurin, tim vëlla,me ato flokë me krela..?
Ta martojmë me dasmë,me një vashë bjeshke.
Me fustanin e bardhë,e me flokë me kaçurela?

Kë të zbres nga qielli vallë..,në këtë fundviti?
Malli për babanë,ma ka zhuritur ..këtë zemër..
Ti hidhen në qafë nipërit,na erdhi gjysh Refiti..!
Sokaqet e këmbët e maleve,ti flasin në emër!

Kë të zbres pra,nga qielli,në këto ditë të mira?
Mbretëresha jonë,një jetë duke qepur,arrnuar ..
Po vjen vetë,si erë mali e bukura nënë,Dëshira!
I more hua orët natës,nga neve,qofsh e bekuar!

Kë të zbres nga qielli,për festat që po vijnë.?
Miliarda tokësorë,janë kthyer yje të pa shuar..
Ejani njerëz-yje,të gjithë dhe bekoni njerzinë..
Fluturoni prapë në botën e përtejme,të pranuar!

About Post Author