Eduart Veli-Ku jeni vargjet e mia?


KU JENI VARGJET E MIA?

Se di,pse vargjet,janë mërzitur me mua.
Janë fshehur dhe përgjigje,s’më kthejnë
I kërkoj nëpër burime dhe krua më krua.
Në kreshta malesh,si akrobatë kërcejnë !

Vargjeve,unë ju kam vënë emra,si fëmijë.
Vargjet e mia,të gjitha kanë një ditëlindje.
Disa,janë të rritur,disa janë ende kërthijë.
Për ta ndjej shumë mall,ndjej dhe dhimbje!

Përgjigjen,mes lisash e prrallesh,në male.
Më flasin,mes rrënojave,larg..,në Çamëri…
Ndjej tek ata,aromën e tokës,si bukëvale.
Buzëqeshin,nga shtigjet,ku bëja dashuri!

Kërkojmë muzën tënde poet,hapat e tua.
Nëse duhet,do shkojmë në çdo galaktikë.
S’të ndahemi në çdo hap,e thua më thua !
Tashmë ne u rritëm dhe s’djejmë më frikë!

Poet,me aromë djerse e balte,jemi ngjyer.
Kudo ku shkuam,na ndoqën sytë me lotë.
Me ngjyrën e gjakut poet,dhe ne jemi lyer.
Do ta shëtisim,anë e mbanë,krejt këtë botë !

Do ndalemi mik,tek dielli,tek yjet,te Hëna!
Ata..,qysh i vogël,qenë miqtë e tu të mirë.
Do sjellim habere,nga mbretëresha juaj,nëna.
Nuk vijmë poet,pa e takuar nënën Dëshirë!

Oh,më prekët shpirtin sonte ,vargjet e mia.
Erdhi edhe muza ime,e kam shumë pranë.!
Më pëshpëriti lehtë te veshi,jam”Dashuria”.
Së bashku,ecim ballëlartë ,në krejt dynjanë! 

About Post Author