Eduart Veli-Ku ta gjej ninullën tënde nënë?!


KU TA GJEJ NINULLËN TËNDE NËNË?!

Ooh..,ku ta gjej ninullën tënde,unë?!
Si dikur fëmijë,të më vërë në gjumë!
Ninulla jote nënë,më e bukura melodi.
Ninulla jote e veçantë,ishte simfoni!

Nënë,ninullën tënde,unë ku ta kërkoj?
Më ndjek nga mbrapa,kudo ku shkoj.
Si dikur në djep,lehtë,më vë në gjumë.
Ku ta gjej,ninullën,që rrjedh si një lumë !

Ku ta gjej ninullën tënde,ninullën bekim?
Më zgjon përditë nga gjumi,si një urim..
Ooh,ku ta gjej ninullën tënde ,plot aromë ?
E ke në çdo hap,zogjtë këngëtarë,më thonë!

Ninulla jote si operetë,shkruar nga Moxarti.
Fli,mor bir i nënës fli.,.djali im i vetëm Arti!
Ku ta gjej un’ ninullën,si violinë e Paganinit?
Mos kërkon gjurmët e mia,malit të Saraqinit?!

Ninulla juaj nënë,më e bukur,në ktë galaktikë.
Me të në shpirt,shkoj në luftë,e nuk kam frikë!
Ku ta gjej ninullën tënde,si puhizë vale në det?
Ta këndoj tek shtrati,mëngjeseve,djali im poet!

Ooh,mes lotësh,ku ta gjej..,ninullën e nënës?
Plot dritë dhe e ngrohtë,porsi drita e Hënës?
Ninulla e nënës,më tha një plak,kurrë,nuk vdes…
Shpirtrat e nënave,e mbjellin nga brezi në brez!

About Post Author