Eduart Veli-Mos u vono!


MOS U VONO!

Mos u vono,malli për ty,çdo çast pikon.
A e ndjen ti frymën time,kudo ku shkon?
Mos u vono,pa ty dhe minuta duket muaj!
Kur ti mungon,edhe dielli më duket i huaj !

Mos u vono,për frymën tënde kam nevojë.
Dua zërin tënd,si kanarinë,të më këndojë..!
Eja,dua buzët e tua me puthje ti mjaltëzoj.
Mos u vono,sonte një këngë do të këndoj!

Mos u vono,eja me sharmin e festivaleve.
Eja,ti japim pakëz dritë”Ishullit të koraleve”!
Mos vono,eja me hapin e lehtë si gjeraqinë.
Eja,ma zbukuro me sharmin tënd poezinë !

Eja,kur ti mungon, edhe lulet më qortojnë..
Ku është princesha jonë,duket sikur thonë?
Mos vono,të mirën zemër,s’di si ta qetësoj.
Ajo të flet parreshtur:Eja,të dua të dashuroj !

Asnjë sekondë ,mos ti humbasim dashurisë.
Mos u vono,të dy ti falemi,vetëm perëndisë!
Eja ti me flatëra,si laureshë e lirë, në fluturim.
Mos u vono,rruga jonë s’do të ketë perëndim!

Ne foletë ,brenda në zemrat tona,kemi ngritur.
Atje.., fle malli i viteve,njëri tjetrin duke pritur..
Mos vono,kemi shumë rrugë,deri lart,në majë.
E bëjmë rrugën bashkë,as vdekja sdo na ndajë!

About Post Author