TË FLISJA ME GJUHËN E ZOGJVE !
Përherë, mendoja se zogjtë flasin .
Heshtur,flisja me ta ,që në vogëli.
I ndjek në qiell,kur krahët përplasin.
Përqafojnë njeri tjetrin ,me përkëdheli !
Dikur,një zog i vura motrës ,tek djepi.
Që të fliste tamam,si një gjeraqinë ..
Ajo qeshte dhe e puthte atë ,tek sqepi.
Kënga e zogjëve, më sillte lumturinë!
Gjuha e zogjëve viteve,më ka mrekulluar.
Në këngët e tyre,fshihen miliona melodi
Ariet e dashurisë,që ende s’janë shkruar.
Çdo këngë e zogjëve,..është një simfoni!
Gjuha e zogjve,ska urrejtje,zemërim,mëri.
Zogjëve hapësirat qiellore,..u mjaftojnë….
Të flisja gjuhën e zogjve,veç për dashuri..
Këngët,në gjuhën e zogjëve,më lumturojnë!
Me gjuhën e zogjëve,të shkruaj një poemë.
Me gjuhën e zogjëve,të them fjalën” të dua”
Të ta them ëmbël tek veshi,para se të flemë!
Dhe ti me gjuhën e zogjve,të ma thuash mua!
Me gjuhën e zogjve,të fliste gjithë ky planet.
Zogjtë,këngëtarë,si ndalon dot asnjë doganë!
Me gjuhën e zogjëve,le të shkruante çdo poet !
Në qiell,të fluturonin veç zogjtë,anë e mbanë.!
Doja të flisja në gjuhen e zogjëve shtegtarë .
Të fluturonim në gjithë botën,si zogj të lirë..
Pa perandorë,mbretër,ministra dhe oborrtarë.
Të flisnin kudo në gjuhën e zogjve,oh sa mirë!
