Eduart Veli-Ti…!


..TI…!
(Një poezi që e kam shkruar para 38 Viteve!)

Ti, e mira ,ti e bukura, ti si kreshtë pëmbi valë.
Ti,e çiltëra,ti e yllta ,ti që s’po më shuan mallë!
Ti, si drita e mëngjezit ,ti si trëndafil me vesë.
Ti,e thjeshta gjer në dhembje,ti mi more mentë e kresë .!

Ti,si flladi pranverës,ti plot nur,si zanë bjeshke .
Ti,si borë e bardhë në mal,ti si një lule pjeshke !
Ti,si agu i pranverës,ti si perëndimi pëmbi det .
Ti,që më ndjek si hije,ti që asnjë fjalë s’më flet !

Ti,muzikë e shpirtit tim,ti si fllad më përkëdhel.
Ti,si një erë e lehtë,ti suferinë,ti okide në zabel!
Ti ,si bleta punëtore, ti ortek që zbret nga mali.
Ca fjalë,dua të të them, fjalë zemre ,fjalë malli!

Ti,sykaltëra si deti,këmbëshpejta si drenushë.
Ti,vullkan,e oqean,erë të mirë mban kjo gushë!
Ti,ylber që del pas shiut,ti si hënë me rreze larë
Ti,si drita e mëngjesit,nuk rri dot moj pa të parë

Si Venerë,që del mbi mal,e nga qielli,më kërkon.
Oazin tonë të dashurisë,me isharete më tregon.
Nëpër yje edhe planete,po kërkoj gjurmët e tua.
Më lodhe o laureshë,mos u fsheh,se unë të dua!

Fjala zemrën e bën det,mall edhe mjaltë pikon .
Ti,si shtojzovalle bjeshke,shpirtin tim a e lexon?
Zemra alfabet s’ka,në gjithë gjuhët është njëlloj.
Sytë lexojnë mijëra fjalë,merri,të dy po ti dhuroj!

About Post Author