Eduart Veli:Buqetë puthjesh!


BUQETË PUTHJESH !

Drita më puth ballin,me buzët e nënës.

Më flet lehtazi,një trëndafil i sapo çelë.

Mbi xham,si kristal,lozin lotët e Hënës.

shkel syrin,një limon i sapo vjelë..!

Sot,.deti ka ardhë fare pranë ,avllisë..

Të më puthë,në flokë edhe ai kërkon.

Disa zogj,me iso i këndojnë shtëpisë.

Befas,nga syri madh i qiellit,loti pikon!

Ende,sjam zgjuar,në shtrat rri menduar.

Jashtë,heshtaz,martohet shiu me diellin.

Im atë më përkëdhel,me të ashpërat duar.

Ca rosa të egra në valle,e ndezën qiellin !

Mijëra lule bajame,lodrojnë nëpër dhomë.

Që nga Konispoli,kanë bërë rrugë të gjatë.

Nga fëmijëra,ato më sjellin timen aromë ..

Si xixëllonjat,që ndiqja ndrijnë nëpër natë!

Ngrihu,o gjumash,më flet një lule mimozë..

Me kaçurelat e sajë, më puth fort në faqe..

Me dashurinë një jetë,unë jam në simbjozë

Më puth hareshëm,motra ime Manushaqe !

Tashmë jam zgjuar,me puthje sa një ujvarë.

Më puthin e përqafojnë,princër e princesha.

Puthje të ëmbëla mjaltë,puthje margaritarë.

Puthje më të ëmbëla,në jetë,unë nuk desha!

Një mjelmë fustan bardhë,më puthi në buzë.

Oh,kjo puthje,më ktheu prapë,në vitet e rinisë.

Isha dre këmbëshpejtë,me vështrimin shpuzë.

Një buqetë puthjesh,janë puthjet e dashurisë !

About Post Author