DASHURIA JONË
Një jetë,të dashurova si i marrë.
Me dashuri,nuk u “ngopa ” kurrë.
Dashuria,është më e bukura farë.
Dashuria,është e ngrohtë si furrë!
Nga vitet,më flet një manxurane.
Më përshëndet lehtë ,një mimozë.
Ti,more më të bukurën e kësaj ane.
Deshe me zjarr,një drenushë belhollë!
Sikur ta masnim,kohën e dashurisë.
Do bëheshin shumë vite ,padyshim.
S’u ngopa ,me mushtin e lumturisë..
Edhe pse je brënda ,në shpirtin tim.!
Kush vallë qe ai,që shpiku dashurinë?
Ç’është kjo valë e nxehtë,prushëzuar?
E çmendi,marrosi,e skllavëroi njerinë.
I dhuroi,nimfën e jetës,qoftë i lëvduar!
Je në kapilarë,..me emrin tënd frymoj.
Ti,je në sytë e mi,je në vena,në lëkurë.
Çdo tik tak,të them,të dua,të dashuroj!
Për mua,je ilaçi im,kur bëhem sëmurë !
Shën Valentini,u ringjall përsëri sivjet..
Rojet dhe nga varri,smund ta mbanin.
Gjithë dashuritë,bëjnë të ëmbël një det.
Dashuria jonë,e bën të ëmbël oqeanin!
