Eduart Veli:Më duaj!


MË DUAJ!

Më duaj,siç do shiun në verë,toka e zhuritur.
Më duaj,siç duam dritën,që çdo ditë vjen!
Më duaj,për dashurinë tënde,mbetem i uritur.
Më duaj,si nimfa e jetës,më duaj si oksigjen!

Më duaj,si diellin,që kurrë nuk shuhet .
Më duaj si yjet, lart,në qiellin e pafund.
Më duaj si shkronjat,poezia me to shkruhet.
Më duaj,për ty këtë botë,si termet e shkund!

Më duaj,siç do bregun e detit një valë.
Më duaj,fjala dashuri,më e bukura fjalë!
Më duaj,siç do poeti,çdo fjalë,çdo varg.
Më duaj,kur më ke pranë,dhe kur jam larg !

Më duaj ,siç do pëllumbin,një pëllumbeshë.
Jam princi yt i kaltër,ti për mua je princeshë!
Më duaj,siç ruan folezën e saj një dallëndyshe .
Më duaj,sa të dua,s’dua të më duash ndryshe!

Më duaj,fjalën “të dua”çdo çast,të ma thuash .
Jam pak i vështirë,vetëm ti mund të më duash.
Më duaj e dashur,nuk dua që të jesh në siklet.
Dashurinë e dua,si në përralla,sepse jam poet !

Më duaj,bëhu njësh me mua,si detet e oqeanet.
Më duaj,brënda njëri tjetrit,s’na gjejnë tufanet !
Më duaj,si dita e re që vjen e bukur,plot ëmbëlsi
Më duaj,në çdo rrahje zemre,deri në përjetësi!

About Post Author