Eduart Veli:Pesha e fjalës !


PESHA E FJALËS !

Bir,fjala peshon më shumë se guri.
Më thoshte,kur isha i vogël im atë.
Pas fjalës edhe besës lidhet burri.
Fjala është mjaltë,tym edhe flakë!

Fjala,ngre pallate,kulla dhe minare.
Fjala,biri im lule çel në çdo stinë ..
Ah,fjala ndonjëherë hap dhe varre.
Fjala o bir,të rrëzon,në greminë !

Fjala e zezë dhe diellin e sterron.
Vetëm një fjalë,ditën e bën natë.
Një fjalë ..dhe syri e zemra loton.
Fjalës,bëji konak ,thoshte im atë !

Fjalën,nuk’ka kandar që e peshon.
Fjalën,nuk e lajnë detet e oqeanet.
Fjala e zezë miliona zemra lëndon.
Fjala,ngre rrebeshe e mbjell tufanet!

Vetëm pak rrokje ,miqësinë e prishin.
Mjaftojnë ca fjalë,e një dashuri lëkund..
Vetëm pak fjalë,gjithë Botën përmbysin!
Eh,kjo peshë e fjalës si tërmet të shkund !

E ëmbëla fjalë,nga buzë e varrit të kthen.
Lemonjarja fjalë të bën dhe njëherë djalë.
Aromë mira fjalë,jetës i thotë “mirësevjen”!
Çfarë peshë magjike…, ka vetëm një fjalë!

Me fjalë këndohet kënga,shkruhet poezia.
Ninullën,me fjalë na këndoi nëna tek djepi.
Nga e mjalta fjalë,mbiu në zemra dashuria.
Me fjalë shpirti,po ju drejtohem unë poeti !

Dikur,do ikim,do shkojmë në rrugën pakthim.
Vitet që lamë pas,çdo ditë na bëjnë të fala..
I lumtur,ai që gdhendi me fjalë mirësi e gëzim..
Sa peshë të madhe mban mbi vete,ajo:”FJALA”!

About Post Author