TË LUTEM,MOJ HËNË !
Mos dil sonte,moj e bukur Hënë .
Se me një vashë,kam lënë takim.
Sdo na shohë askush,i kam thënë.
Do të bëjmë dashuri,deri në agim !
Mos e nxirr ti,çerek vetullën tënde.
Errësira,krejt vendin,të mbretërojë .
Kjo natë,do na mbetet në mendje.
Magjishëm,të dy,do na lërë pa gojë !
Sonte,s’na duhesh,e bukura e qiellit.
Kjo natë si në ëndrra,e gjitha e jona.
Sonte do të shijoj,butësinë e belit ..
Buzët e nxehta,të ëmbëla si bobona!
Le të jetë kjo natë,Hënë,e zezë pisë
Gjokset e sajë ,janë të bardhë borë.
Si qingj do ti rrufis,.sonte ato sisë.
Kjo natë përrallash,do më duket orë !
Të lutem Hënë ,mos dil sonte aman !
Vasha ime,është si Zanë e lumturuar.
Më puth,më merr erë,më thotë,o xhan!
Kto çaste thotë,oh,sa i kam ëndërruar !
Qëndro ti mes reve,e tulatur e fshehur.
S’na duhet drita juaj,si lampat që ndrijnë.
Kofshët e bardha,dua ti prek unë,i dehur .
Si e çmendur,më pushton e mërmërinë!
E bukur kjo natë,në oazin e dashurisë.
Ku dashuritë ,lindin si dielli nga lindja.
Si aktorë,përjetuam triumfin e lumturisë.
Në një natë pa Hënë,vasha u bë imja !
