Eduart Veli:Volina,që ende qan e lodron!


Ju lutem lexojeni deri në fund poezinë !

(I dedikohet vjolinistit virtuoz Muharrem Hysa)

Një vjolinë,ende qan e lodron.

Një vjolinë ,me tinguj të rrallë..

Për mjeshtrin e madh,ajo loton.

Në tingujt e sajë,është i gjallë!

Ku vajte,o mjeshtëri Muharrem?

Vjolina jote,pse po qan me lotë?

Mos ke fluturuar maleve si Zgalem?

Mos vallë,i bie vjolinës,nëpër Botë ?

Me vjolinë,në klube,në festa e valle.

Vjolina,të rriti para kohe,u bëre burrë.

Me avazet e tua,të vdekurit i ngjalle..

Dhëndurrët e nuset,stë harrojnë kurrë!

Ajo s’ishte vjolinë,ajo ishte Kanarinë.

Ajo ish Shqiponjë,ishte Dallëndyshe.

Ishte si një erëz lehtë,ishte suferinë.

Nga gjithë vjolinat, ajo ishte ndryshe!

Ish si krismë pushke,ishte vringëllimë.

Ish si puthja e parë,buzëve mjaltëzuar

Si ninullë nënash,si lutje,si pëshpërimë.

Ishte si bubullimë,në qiellin e tërbuar !

Muharrem Hysa,Paganini i Shqipërisë.

Një vjolinë dëgjohet,në çdo oborr e prak..

Për ty, kudo rrinë hapur dyert e shtëpisë.

Rrugëve,rende ti kudo ,si Maratonmak!

Netëve,më zgjon nga gjumi,një vjolinë.

Vishem shpejt,dhe dal me vrap ,në obor.

Mes mallit që pikon,e shkrova poezinë.

Në qiell,ti o mjeshtër ,ndriçon si meteor !

Vjolina juaj,vazhdon të bjerë,të kumbojë.

Mjeshtër Rreme,nuk tretet i juaji amanet

Në duart e djalit tënd,Luanit,sdo shterojë..

Melodia e sajë,do drithërojë këtë planet !