Egërsirat-Rrahim Billa


Egërsirë , që na shfaqesh si njeri…

Çuditem me ty!

Në shpirtin tënd , pushtuar nga djalli!

shpirtin tënd të zi!

Në ëndrrën tënde gënjeshtare për lavdi!

Kërkon të pushtosh teritore…

Teritore larë me gjak!

E nuk ndalesh , të vrasësh trurin…

sadopak!

…Je ti që pushton tokën…

A toka të pushton ty?!…

Më thuaj…

A ke pakëz mënd në kokë?…

A nuk e kupton…

se përkohësisht e kemi në përdorim ,

këtë tokë?!…

Izrael dhe Palestinë…

Dy popuj vëllezër të një gjaku.

Djalli , në shpirtrat e tyre mbolli…

armiqësinë!

Armiqësi…që nuk njeh as ligje as cak!

Ku fëmijë e njerëz të pafajshëm…

i mbyt në gjak!

Tmerruese ajo që po ndodh!….

Gurët në themel të Ekzistencës ,

po lëvizin prej trishtimit…

A mund të vriten fëmijët?!….

Këta engjëj si drita…

Engjejt mbrojtës të njerëzimit.

Ç’faj kanë bërë ata engjej?!….

A mundet dikush të më thotë?…

Ata janë vazhdimsia e jetës…

Pa fëmijët ,

jeta shuhet…

Shkretëtirë do të ishte , kjo botë.

Po përse….

kaq të pashpirt qënkeni o egërsira?!…

A zoti ju mallkoi ,

apo mutacione…

që ju lindi vetë natyra?!…

Krijesa të përçudnuara…

pa ndjenja…

me djajtë aq shumë ngjasoni!

Me këto krime makabre…

botën po e tmerroni!

Pa pikë turpi…

mbaheni si besimtarë te zoti!

Zhytur deri në fyt ,

në pellgje gjaku e në dete loti!

Të kishte njerëzimi ,

atë shpirt të pastër që kanë fëmijët…

atë çiltërsi…

Parajsa prej qiellit

do të kishte zbritur në tokë…

Midis popujve do të kishte ,

përjetësisht PAQE e HARMONI.