Egziston vetëm një çelës për te hapur te gjitha dyert


Eva Gjoni

Egziston vetëm një çelës për te hapur te gjitha dyert. Të dhimbjes,trishtimit,dashurisë dëshires, mallit, frikës, suksesit etj . Por për të gjetur të duhurën na duhet të provojmë çdo derë dhe shpesh gjejmë të gabuaren, ështe si nje lojë.
Me të vetmin çelës, kush ka fat në lojën -jetë hap një herë të duhurën . Ne vetëm luajmë lojën tonë si personazhe të krijuar për këtë qëllim. Nuk jemi në gjendje te kuptojme ekzistencën tonë. Përse ekziston njerzimi kush është qëllimi i tij, përse jemi këtu, përse u krijua toka kështu e jetueshme për ne? Jemi lodra që dikush luan? Mē duket vetja si nje sizif me gurin mbi shpine , dhe sizifi kishte gezimet e tij gjate ngjitjes dhe hidhetimin e rreshkitjes në fund . Por përsëriste njësoj te njëjten gjë pa haruar asgjë!
Çfarë është jeta ? Nuk kam për ta kuptuar kurr! Kush është misioni i saj , po ne çfarë misioni kemi?

About Post Author