Eh babai im…Suzana Rama


S’do të kisha dashur kurrë babi im,

që përpara përqafimit baba dhe bijë,

të përqafoja emrin tënd mbi mermerin,

apo portretin te gdhëndur si gravurë.

S’do të desha kurrë që dashurinë,

që mbanim në zëmër baba dhe bijë,

ta shpreh tek varri duke ndezur qirinj,

as me lotin e nxehtë duke lagur varrin.

S’do të desha brenga e halle të shpreh,

pa zë, me fjalë apo mekur në ligjërime,

do të desha me shakatë e tua të qesh,

me ngrohtësi të tulatem në përqafime.

Do të desha mëngjezeve të përshëndes,

duke dëgjuar lajmet kafen të pimë të dy,

të më vish në ëndra mbrëmjeve të lutem,

dita e re të ma fshihte lotin e nxehtë në sy.

Do të desha, eh sa shumë do të desha,

të ishim sërish bashkë ashtu si dikur,

me largimin tënd boshllëkun unë vesha,

në vëndin tënd tani flas me fotot në mur.

S’do desha kurre nese do te me thoshin,

të jepja leje që nga unë, nga ne të largonin…