Eh, ky fati!…


Ndue Ruçi

Eh, ky fati!…

Te qoshja, nga ku rrinte,

E zgjaste dorën bosh.

Tek lutej, fatin priste,

T’i hidhnin ndonjë grosh.

Dikush, i jepte një,

Të tjerët, ca më shumë.

Dhe thoshte për këtë:

-O Zot!… Ç’fat kam dhe unë!…

Se njerëzit vinin varg.

Pas njërit dhe një tjetër.

I shihte që nga larg.

Dhe lutej për më tepër.

Çdo çast, si papagall,

Këndonte një formulë:

-Nga Zoti i madh hallall!.

Dhe veza, bëhej pulë.

Por ditët , shpejt ndryshuan.

S’ia varte më, askush!.

Dhe sa fort e zemruan!.

Plot helm, në shpirt u mbush!.

-Ky fati, eh, ç’më iku!…

Si zogu, fluturoi!…

(Me vehte, fliste miku. )

-Ç’më la, me gisht në gojë!…

About Post Author