Eh Nënat,dashurija dhe madhështija e kësaj jete-Urim Mezini


Eh nënat , cfarë krijesash, sa shumë dashuri e mirësi,mbollën e mbjellin në kët jetë.

Që gjithkush, mund të mendoj e ta quaj jetë të kot

Por për nënat në fakt, është gjithmonë

e vërtetë.

Sepse përjetojn cdo realitet të saj, lumturi,

gëzime, vuajtje e dhimbje shoqëruar me lot.

Sa të panumërta i kan sakrificat,aq shumë kan dhe derte e halle.

Gëzimet i kan të pakta,që i përjetojnë, me shumë dashuri e dhembshuri

Këto shpirtra të bardhë e t’bukur ,me zemër të madhe.

Zoti i krijoj të bukura e i veshi me shumë mirësi.

Nuk harroj ti vishte ,as jelekun e përballimit të së keqes

Sepse e dinte që kjo jetë ,është e mbushur me sfida e vështirësi

Këto krijesa t’forta, që për evlatin e tyre i mohojnë cdo dëshirë vetes

Dhe buzeqeshja, në fytyrë i rrin përsêri

Ju heroina të heshtura ,të kësaj jete të pamëshirshme.

Që me butësinë e dashurinë tuaj e mbani ktë botë në jetë

duke e bërë gjithmonë të pranueshme, pozitive e të dobishme.

Por edhe tepër të besueshme e të vërtetë

Mjerë ata që nuk njohin,vuajtjet e dhimbjet, që në jetë kaloni.

Hajër kurrë, nuk do të bëjnë ndonjëherë

Sa nuk është vonë, mundohuni ti doni e ti rrespektoni

Se përndryshe do të ikni nga kjo jetë,

në errësirë e të mjerë.

Urim Mezini Torino Itali

19/05/2024

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe flokë bjonde

Shiko statistikat