Eh, po ikën dhe ky vit..!!Floriri Z Petra


Duke mbartur dite me gezime

nete mbushur me trishtime

Natyrshem sjellin ndjenjat,

nuk i mbajne shpirtit

Erdhur mes vargjesh

si dallge prej bregut matane

Shkruan nje dore poeti,

malluar per vendin e tij,

muzgut te mbremjes, mediton

do te largoje ankthin

apo streset e krijuara

nga ditet e mbushura me dhimbje..plot…

Pelerine i behen, apo mantel veshur

do te rruhet nga pikat e shiut

Kur qielli i ngrysur i shpirtit

kerkon diell

ne kater pikat e horizontit

fillon te qaje si femije

kur si plotesohet nje deshire

ndjehet sikur ka bere faj..!?

Eh, nuk shteron vargu i poetit

zhurmon si dallget e detit

kerkon pakez qetesi

ecur neper shtigje, kesaj stine

mbushur me sfida, nje vit plot amulli

Vjen se largu,

ne reren e thate, per tu prehur

bregun e detit per te soditur,

ererat e kohes nuk e lene rehat..

Shpirti eshte si deti i thelle

çdo gje ne breg do sjelle…

Kalofte sa me pare, ky vit i mbrapshte

i lente ketu te gjitha,

ato dhimbje, brenga dhe trishtime

Fillofte me mbaresi

per çdo familje dhe njeri

Te ndjehemi te lire,

duke dale nga ky izolim

si zogj te marrim nje fluturim

Te veme te takojme njerzit tane

duke larguar dhimbjen

per njerzit qe iken ne boten tjeter

nuk ju dhame…as lamtumiren..

Te gjitha te mbeten kesaj toke

mos ti shohe rrezja e diellit

Lindur agimeve…

Çdo kush te ndjehet i rilindur

me lindjen e Birit te Perendise..

Shkruajne poetet, me penen arte

sjellin ndjesite e shpirtit

me mendjen e kthjellet

kaluar caqet e imagjinates..

Te heshtur s’mund te qendrojne

kur perballen me nje realitet…

Gezuar Vitin e Ri

me njerzit tuaj, te zemres

ndjehu me mire, se deri me sot

O shpirt i paster mikeje

Paç vetem miresi..

Me zgjidhjen qe ke bere

Harroji çfare kane ngjare

diteve duke mermeritur, te ketij viti

Po troket ora e mbare

Ndrim vitesh i thone, i pa pare…