Eh -si mund të shkruash-Vilson Mersinllari


————————

Eh si mund të shkruash në një vënd

dhe ti shkruash ato,fare pa frikë

kur një pjesë njerëzish sot në këtë vënd

për atë sistem,janë bërë nostalgjikë.?

Eh si mund të pastrohet kjo shoqëri

nga ky fanatizëm nga ky mentalitet

kur kemi tridhjet e kusur vjet demokraci

akoma në këtë vënd,nuk kanë bërë shtet.?

Akoma mendojnë për të kaluarën e parë

për diktaturën e asaj kohe mendojnë

nuk mendojnë fare këta njerëz me qartësi

që këtë vënd drejt Europës ta çojnë.

Dhe vëndin tonë,kurrë s’kanë për ta çuar

prandaj po marrim njerëzit,të gjithë arratinë

mbeti ky vënd i bukur sot,mbeti i shkretuar

duke e humbur për jetë,bukurinë -rininë-.