Eh, si qënka jeta e njeriut-Gina Kapaj Xhaferaj


Eh, si qënka jeta e njeriut

Jeta nuk është fushë me lule e bar

Nuk është veç pranverë e verë.

Vjen dhe me vjeshtë e dimër me acar

Duhet të përballemi me furtunë e erë

Ka ditë që dielli të djeg e të përvëlon

shumë herë fshihet dhe pas reve me shi

Herë është si ai bilbil që këndon

Apo dhe si dallandyshet që te streha vijnë

Herë është si një krua me ujë të kristaltë

që bëhet ujëvarë që supin ta njom

Po herë është dhe si një hap i ngadaltë

Që në stacionin e mbërritjes s’të dërgon

Të sjell shpesh lumturinë e paprovuar

a një mirësi e vonuar në derë e portë

Por nuk është vetëm këngë e gëzuar

Po dhe një ditë që të trishton e të lodh.

E ti duhet t’i japësh ngjyrat e bukura

E dashurinë për të ta mbash të zgjuar

Nëse do që të jetë si ylberi e flutura

Nëse kërkon që të jetë ëndërr e realizuar

Një ditë munë të të ikij njeriu i zemrës

Me të cilin ndave halle e gëzime

Po ti mos harro se vjen sërish dita e pranverës

E lulja e fëmijëve sërish ka për të lulëzuar.

About Post Author