Eh -”sikur”-Vilson Mersinllari


Eh sikur të mblidhja,vargjet e poetëve

dhe ti shtroja,mbi rruzullin tokësor

ndoshta rruzulli,i gjithi do mbuloheshe

brënda një çasti,shumë të vogël kohor.

Prapë shumë e shumë vargje do ngeleshin

do ngeleshin,në këtë rruzull pa u shtruar

se brëndësia e ndjenjave të shpirtit të poetëve

asnjëherë kurrë,nuk ka për të shteruar.

Për të mbledhur tërë vargjet poetike

të të gjithë poeteshave dhe poetëve

ndoshta ndonjë ditë,në një të ardhme

mund te mbushet,gjithë hapsira e”planeteve”.

VILSON MERSINLLARI.

VLORË-ALBANIA.