Eh ,ti Lushja, Lushnja ime…Eralda Cuko


Këtë poezi ia dedikoj vendlindjes sime të shtrenjtë,qytetit të bukur të Lushnjës!

Eh ,ti Lushja, Lushnja ime…

Eh ,ti Lushnja ,Lushnja ime,

kaq e bukur sot më dukesh!..

Malli yt thith zemrën time,

thellë në mendje m’rri e strukesh…

Përmallur fushnajat shoh,

shoh tek vishen plot gjelbërim…

Dielli kryet nxjerr dhe ngroh,

ngazëllen këtë shpirtin tim…

Çupat rendin në lëndina,

edhe djemtë lulet seç mbledhin…

Kurora thurin me trendelina,

fllokëve vashave seç ua hedhin…

Qysh nga lart nis i përgjon,

ky bilbil përmbi pemë…

dashurisë seç i këndon,

lumturia nis i rrëmben…

Eh, ti Lushnja ,Lushnja ime,

kaq e bukur sot më dukesh!..

Malli yt thith zemrën time,

thellë në mendje m’rri e strukesh…