Eh , këto kujtime …
Seç më çuanë kujtimet
Ku , kam lënë fshatin
Ku rrjedhin burimet
Andej nëpër ara
Kujtimet më shpunë
Dikur hidhej fara
Bereqeti lumë.
Më çuanë nëpër pyje
Ku , zogjtë cicëronin
Ku , Hëna me yje
Natën zbukuronin.
Më çuanë n’ato vënde
Pa shkelur s’kam lënë
Nëpër brinja , gërxhe
Nga kullosja gjënë.( bagetinë).
Më çuanë , ku s’më çuanë
Kujtimet e mia
Ëndërra më zbuluanë
Ku , kaloi rinia.
Ku , buçiste oda
Nga gazi hareja
Mblidheshim te sofra
Që , shtronte aneja.
Bashkë ne fëmijtë dilnim
Kalonim beharin
Si , zogjtë neve bridhim
Fruta pylli hanim.
Dhe sazet , kur binin
Në sebepe , dasma
Vallen bukur dridhninë
Plot djemë edhe vajza.
Eh , këto kujtime
Më çuanë , ku s’më çuanë
Për vendlindjen time
Shumë ënfërra më zgjuanë.
