Eja me Natën-
Nexhat Bexheti

Kur vjen nata,eja edhe ti
Me yje në sy dhe ëndrra në zemër
Ndriçoni errësirën,si një dritë ndihmese
Të ndajmë heshtjen,e të ndjejmë këtë krenari.
Më ndihmo të harroj çdo brengë
Të kalojmë së bashku në këtë udhë
Kjo natë është jona, të ruajmë përjetësinë
Të mbushim hënën me dashuri tonë të skalitur.
Eja, o yll,në këtë kohë të shenjtë
Që shpirtrat t’i bashkojmë nën qiellin e errët
Se kur je pranë,çdo gjë merr kuptim
Kur vjen nata,shkaqet e jetës bëhen një varg .
Kur vjen nata,eja edhe ti
Me frymën e natës,lart në hapësira
Të zhytemi së bashku në qetësi
Dhe të përjetojmë momentet si një melodi e rëndë.
Fjalët e tua,si një ze në errësirë
Më ngrohin shpirtin,më sjellin paqe
Në çdo sekondë,ndjej magjinë
E përjetësisë së saj,jemi pjesë e saj.
Le të flasim për ëndrrat,për stinët e shkuara
Të kujtojmë çdo shikim,çdo prekje, çdo hap
Se kur vjen nata dhe ti je pranë
Bota bëhet më e bukur,çdo frikë shndërrohet në paqe.