Eja moj ta marrsha..!Ardian Muça


Eja moj ta marrsha..!

Eja moj ta marrsha..!

Mos ma bëj hasha.

N’rënça,mos u vrafsha.

S’i ty tjetër mos pafsha..!

*

Ato kurme,ah në i kapsha.

Do kqyr misteret,që ka vasha.

Ah, s’i qiriu aty u kallsha..!

Tjetër perri,kurrë mos pafsha..!

*

Besën n’gjunjë në e pafsha..!

Plagët do t’ia lidh me fasha.

Në munsha gjakun n’ i’a ndalsha.

Ra martiri,po s’e vrau vasha..!

*

Ku je moj ta marrsha..?!

T’lumtur gjithnjë t’pafsha!..

Idilikat e shpirtit,në t’i kapsha.

Si zogen do t’i zë nga lafsha.

*

S’i kulumbri je,moj ta marrsha..!

Me hiret praruar t’ë pafsha!

Për misteret,e zotit nē u qafsha.

“Te flakët e llahtarit”u kallsha.!

About Post Author