Eja !….nga Fatmir Pushi


EJA !….
FATMIR PUSHI

Eja !..të më shohësh…… eja !…
Unë jamë gjallë, kamë dhimbje,
Zemrën time askush, smund ta ngroh,
Ato buzët e tua kanë thënë po.

Çdo natë përgjoj në dritare,
Drejtë rruguve, pa horizont,
O……djal unë ty do të qortoj,
Deri në hidhërim e fundit të ankthit.

Nukë kamë frikë asgjë në tokë
Në frymëmarrjet e zbehta e të rënda,
Vetëm netët në vetmi janë t frikshme,
Se sytë e tu i shoh në ëndra.

Në se mendimet janë të qarta,
Dëshirat janë të pastra, e të flakta,
Dhe pjalmi është një tërheqje fisnike,
Unë besoj se ti do të vish !…..

Pluhur largë….. e akull para teje,
Dëmi tolerus……..faji bie mbi ty,
Jamë e dënuar duke psherëtir rëndë,
Nga shprehjet e goditura e të errta,
Unë do të pres….deri në orët e vona.